Te marten shorti per Bashen
Dosja penale ne ngarkim te ish-ministrit te Transporteve, Lulzim Basha do t’i nenshtrohet shortit elektronik ne Gjykaten e Larte, kete te marte. Avokatet e te akuzuarve Lulzim Basha, dhe Andi Toma qe aktualisht mbajne postin e Ministrit te Jashtem dhe drejtorit te rrugeve, nuk do te heqin dore nga kerkesat penale per shpalljen te pavlefshme te veprimeve te prokurorise. Ish-kreu i Transporteve, Lulzim Basha dhe ish-drejtori juridik i ketij dikasteri, Andi Toma kane depozituar ne Gjykaten e Tiranes dhe Apelit kerkesat penale, ku kerkojne shpalljen e pavlefshme te veprimeve te prokurorise, pas vendimit qe tri jave me pare mori gjyqtari Sokol Tona, per nderprerjen e hetimeve per dosjen Durres-Kukes. Prokuroria e Pergjithshme, pavaresisht ketij refuzimi, e ka dorezuar dosjen ne Gjykaten e Larte ku tashme pritet te hidhet shorti i gjyqtareve.