E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Dobjani: “Ndëshko ata që shkelin të drejtat”

08/12/2008  Kryeministri Sali Berisha i kërkon Avokatit të Popullit që të mbajë të gjitha qëndrimet ligjore ndaj çdokujt që dhunon apo nuk mbron të drejtat e liritë e qytetarëve. Gjatë një takimi të zhvilluar në Kryeministri, Berisha i ka kërkuar Ermir Dobjanit që institucioni që ai drejton të përdorë të gjitha mekanizmat ligjorë në mbrojtje të qytetarëve që u cenohen të drejtat nga segmentet e administratës. Berisha vlerësoi veprimtarinë e Avokatit të Popullit dhe institucionit të tij në garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Në këtë kuadër, Berisha ka siguruar Dobjanin për mbështetjen e plotë të tij dhe të qeverisë që ai drejton në këtë aspekt. Avokati i Popullit e njohu Kryeministrin Berisha me të gjitha përpjekjet e tij dhe të institucionit që përfaqëson në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Dobjani shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin mes institucionit të Avokatit të Popullit dhe Policisë së Shtetit, por u ndal edhe në disa probleme që janë shfaqur këto javët e fundit në këtë bashkëpunim, probleme të cilat janë krejtësisht të shmangshme. Gjatë periudhës së fundit mes institucionit të Avokatit të Popullit dhe Policisë së Shtetit ka pasur disa përplasje, që janë shoqëruar me akuza dhe kundërakuza mes palëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›