Shkon për të rregulluar dritat, goditet me mjete të forta elektricisti
Berat
Padurimi për ardhjen e dritave në fshatin e tij ka bërë që të shfryjë dufin te elektricisti që kishte ardhur të rregullonte telat e këputur në shtyllë. Sapo elektricisti ka shkuar të rregullojë një defekt elektrik, e kanë qëlluar në befasi me sende të forta. Ngjarja ndodhi dje në komunën Cukalat të Beratit, ku një 36-vjeçar ka plagosur me sende të forta elektricistin Kujtim Bregu, duke e akuzuar se nuk po rregullonte në kohë defektin që kishte ndodhur, e për pasojë, zona kishte mbetur pa drita. Defekti ishte shkaktuar si pasojë e erës së fortë, ndërkohë që elektricisti ishte njoftuar të shkonte në vendin ku ishte konstatuar problemi për të bërë ndërhyrjet e nevojshme. Sapo ka mbërritur elektricisti, Mehmet Sinani, 36-vjeç, i është vërsulur fillimisht me fjalë e pasi kanë debatuar ashpër, e ka goditur me sende të forta. Elektricisti 48-vjeçar ka rënë përtokë, ndërkohë që autori është larguar me shpejtësi. Kanë qenë banorë të zonës që kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur me urgjencë. I dëmtuari është transportuar në spital, ndërkohë që policia ka mundur të vërë në pranga autorin. Burime nga urgjenca e spitalit bëjnë me dije se 48-vjeçari Bregu ka mbërritur me plagë të rënda në kokë dhe në trup dhe i është nënshtruar ndërhyrjes mjekësore.