E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihma ekonomike dyfishim per vitin 2011

Skema reduktohet me 18.000 familje brenda vitit. Synimi 60 dollare ne muaj per person 4-fishi i sotem

Drejt dyfishimit te ndihmes ekonomike po shkojne projektet e hartuara nga qeveria shqiptare. Ne kete menyre pritet qe brenda vitit 2011 te merret vendimi per rritjen e ndihmes nderkohe ndihma e dyfishuar do te filloje te shperndahet te qytetaret. Synimi i Ministrise se Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta eshte qe brenda vitit 2012 ndihma ekonomike te katerfishohet duke arritur ne masen 60 dollare per fryme ne muaj. Ky synim eshte bere i ditur edhe nga ministri i Punes z. Spiro Ksera gjate nje konference te dhene nje muaj me pare.

Burime konfidenciale nga Ministria e Punes bene te ditur dje per standard se brenda vitit 2011 do te merren masat e para per rritjen e paralajmeruar. Keshtu synohet qe ne fund te vitit te dyfishohet masa e ndihmes ekonomike pa renduar mbi buxhetin e shtetit. Sipas te njejtave burime rritja do te realizohet nepermjet uljes se familjeve qe jane ne skeme pra me ane te heqjes se abuzivitetit ne ndihmen ekonomike dhe me perfshirjen e pushtetit vendor ne kontributin e ndihmes.

Projekti

Projekti i Ministrise se Punes ka te beje me nje rritje drastike te ndihmes ekonomike qe do te ule njekohesisht edhe perfituesit e saj. Ne kete menyre sipas draftit te hartuar tashme nga ministria ndihma ekonomike do te katerfishohet deri ne vitin 2012 ndersa familjet perfituese do te pergjysmohen. Nga ana tjeter pritet qe 30 per qind te ndihmes ekonomike ta perballojne buxhetet e pushtetit vendor me pjesen tjeter te financuar nga arka e shtetit. Ndihma ekonomike do te arrije ne 60 dollare per fryme ne muaj - kishte deklaruar ministri i Punes z. Spiro Ksera gjate nje konference te dhene dy muaj me pare por pa saktesuar se cilat do te ishin etapat e kesaj rritjeje.

Burime konfidenciale nga MPCSSHB-ja lajmerojne se etapa e pare do te nise te zbatohet ne vitin 2011 me nje vendim te marre brenda vitit qe do te nise se shpejti. Pritet qe ndihma ekonomike te dyfishohet dhe kjo per shkak te uljes se abuzivitetit ne dhenien e saj ndash bejne te ditur keto burime ndash besojme se brenda 2011-s do te jene hequr nga skema edhe 10 per qind e ketyre familjeve gje qe do te mundesonte dyfishimin e ndihmes pa futur duart ne buxhet.

Ne 8 muaj skema reduktohet me 16 per qind

Sipas Sherbimit Social Shteteror vetem per periudhen janar-shtator 2010 nga strukturat e inspektimit jane ushtruar 465 inspektime ku jane larguar nga skema e ndihmes ekonomike rreth 10 000 familje abuzuese me nje efekt financiar 19.500.000 leke si dhe jane konstatuar rreth 1320 raste me pagesa te padrejta te personave me aftesi te kufizuar me nje efekt financiar 16.800.000 leke.

Per te gjitha rastet flagrante te shkeljeve te akteve ligjore dhe nenligjore jane propozuar masa per personat pergjegjes ne perputhje me legjislacionin ne fuqi. Keshtu ne total per te gjitha rastet e konstatuara jane propozuar 14 largime nga puna 42 gjoba 122 verejtje si dhe eshte lene detyre kthimi i perfitimeve te padrejta per shumen 14.400.000 leke ndash ben te ditur me ane te nje komunikate zyra e shtypit prane Sherbimit Social Shteteror.

Sipas SHSSH-se per 8-mujorin e vitit 2010 si rrjedhoje e nje kembengulje dhe nje presioni te madh te strukturave te inspektimit te Sherbimit Social Shteteror ndaj organeve te njesive te qeverisjes vendore si dhe e ndergjegjesimit te ketyre te fundit lidhur me zbatimin e vendimit te Keshillit te Ministrave jane hequr nga skema e ndihmes ekonomike rreth 8000 familje qe kane perfituar ne menyre abuzive.

Ne kete menyre ulja me 16 per qind e perfituesve te ndihmes ekonomike i hap rruge projektit per dyfishimin e saj brenda vitit 2010. Sipas specialisteve kjo do te mundesohet realisht nese do te hiqen nga skema edhe perafersisht 15 per qind e familjeve dhe nis nje bashkepunim me i mire me njesite e pushtetit vendor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›