Xavi firmos pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA!
Që prej shpalljes së Pavarësisë, Kosova është në përpjekje të vazhdueshme për tu pranuar në organizmat ndërkombëtarë të futbollit, UEFA dhe FIFA. Një konfirmim mjaft pozitiv, Kosova e ka marrë nga një prej lojtarëve më të mirë në të gjithë botën momentalisht, futbollistin e Barcelonës, Xavi Hernandes.
Siç shihet në foto, Xavi ka firmosur një T-Shirt në të cilën është stampuar flamuri i Kosovës, bashkë me nënshkrimin, Accept Kosovo UEFA and FIFA. Një thirrje për pranimin e Kosovës në dy institucionet më të rëndësishme të futbollit. Xavi ishte kandidat kryesor për të fituar trofeun më të rëndësishëm personal në futboll Topi i Artë 2011, i cili u mor për të tretën herë rradhazi nga shoku i tij i skuadrës, Lionel Messi.