E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjiri i Lalzit me i pastri ne bregdetin e Durresit

Plazhi i Gjirit te Lalezit qe ndodhet ne veri te Durresit eshte plazhi qe ofron kushtet me te mira ne drejtim te higjenes dhe pastertise per pushues te te gjitha moshave. Ndonese infrastruktura akomoduese dhe e sherbimit eshte ne zhvillim e siper, pushuesit shprehen se rera eshte e paster ashtu si edhe uji.

Ndertimi i rruges se re nga Maminasi deri ne Shen Pjeter ka bere qe te shkurtohet ndjeshem koha per te mberritur ne kete plazh, qofte per pushuesit qe nisen nga Durresi, ashtu edhe per ata qe vijne nga Tirana.

Ne nje distance prej rreth 30 kilometrash nga qyteti i Durresit, plazhi me shtrirje te madhe nga Shen Pjetri ne drejtim te plazhit te Hamalles dhe Rrushkullit eshte tashme nje destinacion i preferuar per pushues te ndryshem jashte dhe brenda vendit.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›