Të mëdhenjtë pas Shaqirit

Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me skuadrën e Baselit në elitën e futbollit zviceran, disa klube të mëdha evropiane tashmë kanë shprehur interesim për talentin kosovar, Xherdan Shaqiri.
Tabloidi zviceran Blick, të mërkurën shkruante se pas interesimit të Hamburgut, mesfushorit kosovar syrin ia ka vënë edhe Arsenal e Tottenham nga Premierliga, Borussia Dortmund nga Bundesliga dhe Fiorentina nga elita e futbollit italian.
Sipas tyre, klubi nga Serie A e ka vëzhguar nga afër talentin kosovar në ndeshjen Zurich – Basel (1-2). Në këtë përballje, Shaqiri shkëlqeu në fushë e gjelbër, derisa arriti të realizojë edhe gol të shkëlqyeshëm, duke e lënë gojëhapur skautin e klubit nga Artemio Franchi.
Me gjithë interesimin e këtyre klubeve, 18 vjeçari është i përqendruar në Axpo Super League, ku me Baselin synon ta fitojë titullin e kampionit. “Unë jam i përqendruar te Basel, me të cilin klub dua ta fitoj titullin e kampionit”, ka thënë shkurt ai.
Xherdan Shaqiri këtë sezon ka debutuar në elitën e futbollist zviceran me skuadrën e Baselit. Ai qysh në vitin e parë ka shkëlqyer me klubin nga stadiumi ‘St. Jakob-Park’, ku ka zhvilluar rreth 30 ndeshje dhe ka realizuar katër gola.
Paraqitjet e mira me Baselin e kanë shpërblyer Xherdan Shaqirin me një ftesë nga selektori i përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld. Ky i fundit e ftoi kosovarin në përfaqësuesen A të Zvicrës për miqësoren kundër Uruguait, që u zhvillua më 3 mars.
Edhe pse ka vetëm 18 vjet, mesfushori shtatshkurtër është kandidat serioz për të marrë një ftesë nga selektori i helvetikëve për kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010.