Të mërkurën paradite, Këshilli i Ministrave zhvilloi mbledhjen e rradhës, në të cilën Kryeministri Berisha komentoi hartimin e projektligjit për koncesionet dhe partneritetin publik, privat.
Të mërkurën paradite, Këshilli i Ministrave zhvilloi mbledhjen e rradhës, në të cilën Kryeministri Berisha komentoi hartimin e projektligjit për koncesionet dhe partneritetin publik, privat.
Kryeministri e vlerësoi këtë projektligj si ridimensionuesin e njërit prej proceseve më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të vendit, atij të partneritetit dhe bashkëpunimit të sektorit publik me sektorin privat.
Duke falenderuar të gjithë specialistët shqiptarë dhe të huaj që punuan për hartimin e tij, Kryeministri u shpreh se projektiligji për koncesionet dhe partneritetin publik, privat, synon të shnderrojë në sukses, një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm, që në planin finanaciar, mundëson realisht shumëfishimin e vlerave të buxhetit dhe në rrafshin e zhvillimit përshpejton ndjeshëm zhvillimin ekonomik të vendit.
Kryeministri nënvizoi se me aplikimin e këtij ligji, qeveritarët vendorë do munden të përdorin pasuritë publike, të kryejnë vepra publike në partneritet me sektorin privat.
Gjithashtu ky ligj në dallim nga ligji i mëparshëm, theksoi Kryeministri, vendos në baza solide, të plota, iniciativën "Shqipëria, një euro" dhe e bën atë një proces tërësisht transparent dhe të bazuar në kushte të qarta ligjore.
Më tej, në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh"
"Në këtë mbledhje kemi si kryefjalë, projektligjin për koncesionet dhe partnetritetin publik, privat. Ky është një nga ligjet më kryesorë të reformave në Shqipëri, është një ligj që ridimensionon njërin prej proceseve më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të një vendi, partneritetin, bashkëpunimin e sektorit publik me sektorin privat.
Ligji për koncesionet dhe partneritetin publik, privat u hartua me një ekspertizë të gjerë të IFC-së, Bankës Botërore, nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj. Ky ligj, synon të shnderrojë në sukses, një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm që në planin finanaciar, mundëson realisht shumëfishimin e vlerave të buxhetit, që në rrafshin e zhvillimit shpejton shumë zhvillimin ekonomik të vendit. Në dallim nga ligji i mëparshëm, ligji, sanksionon, koncesionin dhe nismën "Shqipëria, një euro", në këtë kuadër, si një proces vetëm kompetitiv , vetëm me garë, vetëm të hapur dhe jo më të drejtëpërdrejtë, jo më nga xhepat e zyrtarëve. Pra vendos procesin në bazat më transparente.
Ligji e shtrin procesin në të gjitha nivelet e administratës publike, të drejtën e aplikimit të tij, do të ketë qeverisja vendore. Qeveritarët vendorë do munden të përdorin pasuritë publike, të kryejnë vepra publike, në partneritet me sektorin privat.
Ligji përcakton qartë procedurat e vendimarrjes por edhe të ankimimit. Agjencia e prokurimeve publike me riorganizimin e saj mbetet institucioni që në linjë administrative, ka të drejtën e vlerësimit dhe gjykimit të ankesave dhe vendimeve përkatëse, njëlloj si për prokurimet. Pranë Ministrisë së Ekonomisë, si pronare e pronave pulike, ngrihet një njësi konsulence, për të ofruar asistencë të gjitha ministrive të linjës , të cilat do të jenë ato përgjegjëse direkte për procesin me njësitë e tyre, por kjo njësi do tu ofrojë atyre të gjithë asistencën teknike. Jo vetëm atyre, por edhe qeverive vendore, bashkive dhe komunave , për rastet që ata do ta gjykojnë.
Ligji, e theksoj edhe njëherë vendos në baza solide, të plota inisiativën "Shqipëria , një euro", e bën atë një proces tërësisht transparent dhe të bazuar në kushte të qarta ligjore. Mendoj se ky ligj duhet të bashkëngjitet, ligjit të prokurimeve në kohë, ndonëse ai u miratua të hënën që shkoi. E rëndësishme është që edhe ky ligj të mund të miratohet brenda këtij viti nga parlamenti dhe që të dy këto të fillojnë zbatimin sa më shpejt.
Janë të shumta kërkesat që presin për koncesion dhe që në fakt kanë qenë dhe janë në pritje të miratimit të këtij ligji. Ndaj dhe gjykoj se përbën vertet një zhvillim shumë pozitiv për vendin dhe reformat në tërësi.
Unë dua të falenderoj ata që kontribuan, ekspertët shqiptarë që me përkushtim të madh kanë punuar për këtë ligj, ekspertët e Koorporatës financiarë ndërkombëtare dhe të Bankës Botërore për ekspertizën e cmuar që sollën, të falenderoj ministritë e linjës dhe ekspertët e këtyre ministrive për ekspertizën, për mendimet që dhanë, të cilat kanë gjetur pasqyrim të gjerë në projektin që ne sot miratojmë.
Kjo korrespondon me nje interes të madh në rritje për Shqipërinë. Forumi ekonomik i Nismës së Europës Qendrore, për nga pjesëmarrja e dyfishoi pritshmërinë, që do të thotë se ka një interes shumë serioz nga bota e biznesit për Shqipërinë dhe fakti që në këtë Forum kanë ardhur dyfishi i atyre që ishin parashikuar, më shumë se 900 pjesëmarrës, dhe ku Shqipëria ekspozon të gjithë potencialet e saj, përbën një shkëndijë të një entuziazmi të botës së biznesit për Shqipërinë.
Këto ligje sëbashku i shërbejnë këtij qëllimi dhe sëbashku me ligjin e ankandeve, i cili po hartohet me ekspertizë të agjencive të huaja, të specializuar dhe që shpresojmë ta kemi gati brenda këtyre dy muajve në qeveri, ne plotësojmë në mënyrë të shkëlqyer një kuadër ligjor."