Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, pas shqyrtimit të çështjeve të rendit të ditës, u miratuan vendimet e mëposhtëme: V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, pas shqyrtimit të çështjeve të rendit të ditës, u miratuan vendimet e mëposhtëme:
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.335, DATË 2.9.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR LËSHIMIN E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE DHE SHËRBIMIT",
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8668, datë 23.11.2000, "Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Në paragrafin e tridhjetë, të pikës 4, të vendimit nr.335, datë 2.9.1997, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, pas fjalëve "...politik e social..." shtohen "...dhe drejtori, kryeredaktori dhe shefi i sektorit me jashtë, të mediave elektronike.".
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË LETËRMARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE TË INVESTIMEVE (BEI), PËR PËRDORIMIN E FONDEVE TË MBETURA NGA KREDIA E BANKËS EUROPIANE TË INVESTIMEVE (BEI), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË TRANSMETIM-SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", dhe të ligjit nr.8859, datë 7.3.2002, "Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve, për projektin e transmetim-shpërndarjes së energjisë elektrike", me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të letërmarrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve (BEI), për përdorimin e fondeve të mbetura nga kredia e Bankës Europiane të Investimeve (BEI), sipas marrëveshjes së garancisë, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve (BEI), për financimin e projektit të transmetim-shpërndarjes së energjisë elektrike, në shumën 13 845 073 (trembëdhjetë milionë e tetëqind e dyzet e pesë mijë e shtatëdhjetë e tre) euro. Këto fonde të përdoren për projektet "Fuqizimi i rrjetit të transmetimit dhe shpërndarjes në Vaun e Dejës, Shkodër dhe Malësi të Madhe" dhe "Rehabilitimi i sistemit të kontrollit, matjes dhe mbrojtjes së nënstacioneve 220 kV, Tirana 1 dhe Elbasan 1".
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E STANDARDEVE DHE TË RREGULLAVE KONTABËL
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.9228, datë 29.4.2004, "Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Përcaktimin e standardeve dhe të rregullave kontabël, me cilësinë e sistemit kontabël të përgjithshëm, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Subjektet e zbatimit të këtyre standardeve janë subjektet e përcaktuara në nenin 2, të ligjit nr.9228, datë 29.4.2004, "Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare", të ndryshuar.
3. Standardet kontabël do të zbatohen deri më 31 dhjetor 2007.
4. Ngarkohen Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit dhe subjektet e përmendura në pikën 2 për zbatimin e këtij vendimi.
5. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet nga data e hyrjes në fuqi e ligjit nr.9477, datë 9.2.2006, "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9228, datë 29.4.2004, "Për kontabilitetitn dhe pasqyrat financiare", të ndryshuar.".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
RISHPËRNDARJE FONDESH BUXHETORE NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË AKADEMISË SË SHKENCAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, tё pikёs 1, të nenit 29, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë", dhe të nenit 16, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", me propozimin e ministrit të Shёndetёsisё, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministrisë së Shёndetёsisё, nga buxheti i miratuar për vitin 2006, nё programin "Kujdesi shёndetёsor spitalor", t'i zbriten fondet, si mё poshtё vijon:
- 810 000 (tetёqind e dhjetё mijё) lekё, zёri "Shpenzime pёr mallra e shёrbime";
- 700 000 (shtatёqind mijё) lekё zёri, "Shpenzime kapitale tё trupёzuara".
2. Kёto fonde t'i shtohen Akademisё sё Shkencave, nё buxhetin e miratuar pёr vitin 2006, pёr kryerjen, nga Instituti i Fizikёs Bёrthamore tё dekomisionimit e tё transportit tё njё burimi radioaktiv tё vjetёr Co-60, nga shёrbimi i radioterapisё sё Qendrёs Spitalore Universitare "Nёnё Tereza", Tiranё, nё mjediset e Institutit tё Fizikёs Bёrthamore, si dhe kondicionimin dhe ruajtjen e tij pranё kёtyre mjediseve.
3. Ngarkohen ministri i Shёndetёsisё, ministri i Financave dhe Akademia e Shkencave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E STRUKTURËS, TË ORGANIKËS DHE TË STRUKTURËS E TË NIVELIT TË PAGAVE TË NËPUNËSVE DHE PUNONJËSVE TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË KONTABILITETIT
Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs, tё nenit 18, tё ligjit nr.8549, datё 11.11.1999, "Statusi i nёpunёsit civil", tё nenit 5/1, tё ligjit nr.8487, datё 13.5.1999, "Pёr kompetencat pёr caktimin e pagave tё punёs", tё ndryshuar, tё nenit 20, tё ligjit nr.9228, datё 29.4.2004, "Pёr kontabilitetin dhe pasqyrat financiare", tё ndryshuar, dhe tё ligjit nr.9464, datё 28.12.2005, "Pёr buxhetin e shtetit, tё vitit 2006", me propozimin e ministrit tё Brendshёm dhe tё ministrit tё Financave, Kёshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Struktura organizative e Kёshillit Kombёtar tё Kontabilitetit tё jetё sipas lidhjes nr.1, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi dhe ёshtё pjesё pёrbёrёse e tij.
2. Organika e Kёshillit Kombёtar tё Kontabilitetit tё jetё sipas lidhjes nr.2, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi dhe ёshtё pjesё pёrbёrёse e tij.
3. Struktura dhe niveli i pagave tё nёpunёsve tё administratёs sё Kёshillit Kombёtar tё Kontabilitetit tё jenё sipas lidhjes nr.3, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi dhe ёshtё pjesё pёrbёrёse e tij.
4. Paga e grupit, (kolona 1), e lidhjes nr.3, diplomё e shkollёs sё lartё, tё jetё 10 050 (dhjetё mijё e pesёdhjetё) lekё nё muaj.
5. Shtesa pёr vjetёrsi nё punё, (kolona 2), e lidhjes nr.3, tё jetё nё masёn 2 pёr qind, pas çdo viti pune, deri nё 25 vjet, dhe llogaritet mbi pagёn e grupit.
6. Shtesa pёr kualifikim, (kolona 3), e lidhjes nr.3, tё jetё 0.
7. Shtesa pёr pozicion tё jetё sipas kolonёs 4, tё lidhjes nr.3
8. Paga pёr pozicionin "Sekretar i Kёshillit Kombёtar tё Kontabilitetit" tё jetё 31 764 lekё nё muaj. Shtesa pёr vjetёrsi nё punё, pёr punonjёsin e punёsuar nё kёtё pozicion, jepet nё masёn 2 pёr qind, pas çdo viti pune, deri nё 25 vjet, dhe llogaritet mbi vlerёn 10 050 lekё.
9. Numri i punonjёsve tё Kёshillit Kombёtar tё Kontabilitetit tё jetё, gjithsej, 5 veta.
10. Efektet financiare, qё rrjedhin nga zbatimi i kёtij vendimi, pёr vitin 2006, tё pёrballohen nga fondet e miratuara pёr Kёshillin Kombёtar tё Kontabilitetit.
Ky vendim hyn nё fuqi pas botimit nё "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.542, DATË 9.8.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË INSTITUTIT TË STATISTIKAVE TË DISA MJEDISEVE, PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË KËTIJ INSTITUCIONI"
Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs, tё neneve 13, 15 e 16, tё ligjit nr.8743, datё 22.2.2001, "Pёr pronat e paluajtshme tё shtetit", dhe tё neneve 121, 124 e 128, tё ligjit nr.8485, datё 12.5.1999, "Kodi i Procedurave Administrative tё Republikёs sё Shqipёrisё", me propozimin e ministrit tё Ekonomisё, Tregtisё dhe Energjetikёs, Kёshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pika 3, e vendimit nr.542, datё 9.8.2006, tё Kёshillit tё Ministrave, shfuqizohet.
2. Ngarkohen Ministria e Ekonomisё, Tregtisё dhe Energjetikёs, Komiteti i Birёsimit dhe kryeregjistruesi i Pasurive tё Paluajtshme tё Republikёs sё Shqipёrisё pёr zbatimin e kёtij vendimi.
Ky vendim hyn nё fuqi menjёherё dhe botohet nё "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA