Të mësojmë nga ShqipëriaNga Nils Kreimeier, “Financial Times Deutschland” Të martën e shkuar, e gjithë Shqipëria u zhyt për më shumë se gjysëm ore në errësirë për shkak të mungesës së energjisë. Shkak për këtë blackout ishte një rrufe që goditi një h
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Të mësojmë nga ShqipëriaNga Nils Kreimeier, “Financial Times Deutschland”Të martën e shkuar, e gjithë Shqipëria u zhyt për më shumë se gjysëm ore në errësirë për shkak të mungesës së energjisë. Shkak për këtë blackout ishte një rrufe që goditi një hidrocentral.
Pavarësisht kësaj, ngjarja pati menjëherë një ndikim spektakolar: vetëm një ditë më vonë opozita kokëfortë deklaroi se do i jepte fund bojkotit disamujor të parlamentit.
Gjysëm orë zhytje në errësirë totale bëri që bllokuesit e demokracisë shqiptare të lëvizin e të bëhen sërish pjesë e komunitetit.
Po ku ta gjejmë ne një rrufe të tillë? Kush na e jep neve një qetësi të tillë? Në Gjermani nuk ka opozitë, le më të pretendosh që të jetë ngulmuese. Por të paktën kemi një Ministër të Jashtëm, energjia e të cilit shkarkohet nga brenda. Një ndërprerje e shkurtër e energjisë do kishte efekt fantastik këtu.
Vendet e tjera kanë metoda edhe më elegante për të hequr qafe problemet që kanë. Grekët, që e kanë çuar vendin e tyre në humnerë për shkak se kanë punuar shumë pak, reagojnë në mënyrë të shëndetshme ndaj krizës, duke mos punuar më fare. Italianët thjesht ia vënë fajin gjyqtarëve. Ndërsa shqiptarët kanë rrufenë e tyre.
Po ne? Ne qëndrojmë të ulur e presim pranverën. Në errësirë të plotë.