Pas zhurmes se politika po nderhyn ne kampionat, nisin "krisjet" e para
Ismaili largohet nga Shkumbini: Ekipi prej kohesh e kishte humbur moralin
Xhevat Ismaili eshte larguar zyrtarisht nga sponsorizimi i ekipit te Shkumbinit, pas akuzave qe jane ngritur kunder tij, per favorizim te Bylist ne ndeshjen e fundit. "Shkumbini i ka humbur ndeshjet, pas eliminimit nga kupa dhe nuk ka pasur asnje moral qe te fitonte edhe ndeshjen me Bylisin", - theksoi Ismaili. "Ekipi yne, duke mos pasur asnje motiv, eshte mundur nga Bylisi. Une nuk kam ndikuar aspak tek skuadra dhe nuk e kuptova doreheqjen e trajnerit para ndeshjes", - deklaroi sponsori, Ismaili. "Me tej kam vendosur qe edhe une te mos jem me investues i ekipit te Shkumbinit", - theksoi drejtuesi i klubit peqinas, qe mbante me donacione ekipin. Shkumbini ndodhej ne vend te katert, pak kohe me pare dhe ishte shume prane finales se kupes, por kur ecuria dukej se ishte pozitive, erdhi edhe renia e ngadalte. Gjithcka ndodhi pas eliminimit nga Kupa e Shqiperise. Shkumbini synonte nje vend ne kupen UEFA, objektiv qe nuk eshte realizuar ne fund. Xhevat Ismaili nuk pranoi se ka pasur ndikime politike, por gjithsesi eshte fakt se ne javet e fundit, jane shenuar disa rezultate te papritura dhe kampionati eshte shnderruar ne nje beteje mes drejtuesve, pjesa me e madhe e te cileve jane perfaqesues politike. Kreu i bashkise se Elbasanit, Qazim Sejdini deklaroi pas humbjes se ekipit te tij ne Tirane, kur mbetet edhe nje jave nga perfundimi i kampionatit dhe shanseve te elbasanasve per te mbijetuar, se gjithcka ishte e pergatitur dhe gatuar nepermjet politikes. Sejdini nuk ka pa permendur paraqitjen e lojtareve, qe ndonese iu bashkuan me shume buje Elbasanit, ne ndeshjen e fundit do te kene shume pak shanse qe ta mbajne ekipin ne Superiore, edhe ne rast se ekipi i tyre mbijeton mes me te mirave.