Patozi: Rama do qaje sot, ata qe vrau me 21 janar
Kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike, Astrit Patozi deklaroi dje se kryetari i Partise Socialiste po kerkon te instrumentalizoje vdekjen e tre personave. "Njeriu qe projektoi dhunen, njeriu qe mban pergjegjesi per viktimat, sepse i coi ne nje kasaphane te pergatitur dhe i coi jashte kontrollit te kontrolluar ishte Edi Rama dhe ketu mbyllet gjithe historia. Sot po ben nje krim me te rende, sepse po kerkon qe kete fryme te grushtit te shtetit ta mbaje ndezur me protesten e neserme (sotme). Ajo nuk mund te jete pershpirtje, ai duhet t'u kishte kerkuar falje familjeve te atyre qe u mori jeten. Por ai nuk e beri kete dhe neser (sot) do te perpiqet te instrumentalizoje vdekjen", tha dje Patozi. Ne emisionin "Opinion" ne Tv Klan, Patozi u shpreh se gjithe demonstrata e dhunshme u orkestrua nga "falanga e krimit ne Partine Socialiste". Deputeti i PD-se u shpreh se kreu i PS-se luajti me jeten e demonstruesve dhe te vete forcave te rendit. "Eshte e vertete qe ka tre te vrare, por me jeten e tyre u luajt ne menyre kriminale nga organizatori i kesaj proteste, i cili me siguri nuk i ka thene askujt prej tyre se do te shkoni ne nje kasaphane, ku s'merret vesh kush gjuan me pistolete, kush gjuan gure, kush merr hurin dhe kush vjen perplaset me makine. Ai luajti me jetet e te tjereve. Ai luajti me jetet e qindra gardisteve", tha dje Patozi. Ai solli ne vemendje edhe deklaratat e meparshme te kryetarit te PS-se per perdorimin e dhunes, madje edhe per te vdekurit qe sipas Rames priteshin. "12 ore para protestes Edi Rama deklaroi me ze dhe figure se; 'do te largojme Saliun, ose Saliu do te pranoje nje zgjedhje politike sepse nuk mund te kaperceje te vdekurit, sic mund te kaperceje zullumet ndaj nje populli te tere'. Per cilet te vdekur e kish fjalen Rama? Ka ndjelle dhunen dhe dhunen ndodhi", tha dje Patozi. Ai theksoi se nuk ka garanci se protesta e sotme do te jete paqesore. Patozi i cilesoi te papranueshme deklaratat e kreut te PLD-se, Spartak Ngjela se edhe 13 mije deshmore jane pak. Kreu i deputeteve te PD-se ka theksuar se dhuna nuk ishte e rastesishme, pasi pas saj fshihej tentativa per te bere grusht shteti dhe ajo u ideua dhe u vu ne zbatim nga kreu i PS-se, Edi Rama. "Ne nuk mund ta konsiderojme ate qe ndodhi ne 21 janar si ne nje sherr ne nje pab. Sepse po thuhet, po pati pak dhune, po cfare te keqe ka kjo. Por nuk eshte keshtu, ky ishte grusht shteti. Kjo dhune nuk drejtohej as te "Qemal Stafa" dhe as te klubi i Fidelit por drejtohej ndaj kryeministrise" tha dje kryetari i grupit te PD, Astrit Patozi.