E Diel, 1 Nëntor 2026

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj, Të nderuar anëtarë të Këshillit të Rregullimit të Territorit te Republikes, Po e zhvillojmë këtë mbledhje te pare te KRRTRSH per vitin 2003 per te shqy

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj,

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Rregullimit të Territorit te Republikes,

Po e zhvillojmë këtë mbledhje te pare te KRRTRSH per vitin 2003 per te shqyrtuar dhe për të miratuar disa akte të rëndësishme që i hapin rrugë zhvillimit të mëtejshëm te projekteve qe trasformojne realitetet tona duke përafruar modelin urban dhe të menaxhimit të territorit të vendit me standartet e Bashkimit Evropian. Me aktet qe shqyrtojme dhe miratojme sot ne vazhdojme investimin qeverises per modernizimin e infrastrukturave publike dhe për të programuar njëkohësisht ridimensionimin e nevojshëm të punës së vendimmarrjes së këtij këshilli në kryerjen e funksioneve ligjore që harmonizojnë më tej interesat publike me ato private, interesat nacionale dhe të gjitha pjesët e territorit kombëtar që qeverisen nga pushteti vendor, për të harmonizuar strategjitë kombëtare me programet rajonale dhe vendore te zhvillimit, me legjislacionin e ri qe po pershpejton decentralizimin, me konceptete dhe modelet e zhvillimit arkitekturor te kohës, me ruajtjen dhe pasurimin e vlerave te trashëgimisë kombëtare, gjithashtu.

Materiali qe kemi ne rendin e dites, krijn edhe publikisht një vizion te qarte për kombinimin e investimeve publike me ato private. Fakti që shumica e projekteve dhe e studimeve të paraqitura per t'u shqyrtuar ne kete mbledhje janë investime me karakter publik, flet për orientimin në drejtimin e duhur të procesit projektues, ndertues dhe zhvillues qe drejton KRRTRSH. Disa syresh me ne fund gjejne një zgjidhje përfundimtare, pasi jane zvarritur me pare.

Une dua te theksoj per te gjithe pjesmarresit, angazhimin e Qeverise qe, ne menyre te programuar, do te vazhdoje te ndermarre hapa konkrete ne zhvillimin e gjithanshem te vendit, duke kuruar sic nisem ne mbledhjen e pare te ketij Keshilli me Qeverine e re kaosin urbanistik te shkaktuara ne vite ne zonat prioritare urbane dhe turistike. Prandaj e gjej me vend te terheq vemendjen per te gjitha autoritetet vendore vendimmarrese sipas ligjit te urbanistikes, gjithashtu, te cilat me vendimet apo mosveprimet e tyre, ne kundershtim flagrant me ligjin per urbanistiken dhe planet rregulluese te miratuara per zhvillimin kane toleruar, ne mos nxitur, masakren qe po e kurojme me vendosmeri.

Para disa javësh u miratuan në Kuvend e Shqiperise ndryshimet në Ligjin e Urbanistikës, në thelbin e të cilave qëndron ngritja dhe funksionimi i strukturave vendimmarrëse në fushën e planifikimit të territorit ne standartin e duhur në të gjithë nivelet e qeverisjes vendore, duke ushtruar nje ndikim vendimtar në zbatimin e programit decentralizues të Qeverisë. Por nga ana tjetër kjo rritje e kompetencave të qeverisjes vendore, duhet patjetër të shoqërohet me rritje te cilesise dhe të standarteve të punës projektuese dhe vendimmarrese, si dhe me rritjen e profesionalizmit te administrimit dhe te shërbimeve të ofruara nga qeverisja vendore për komunitetin. Ne te kunderten, nuk do te mund te frenojme prirjen qe shoqeron decentralizimin e pushtetit dhe te kompetencave, ate te decentralizimit, të abuzimit me kompetencat e dhëna, gjithashtu.
Zbatimi i Ligjit të Urbanistikës dhe në vecanti i Rregullores së Urbanistikës, jane pra bazamenti solid ku duhet të mbështetet vendimmarrja urbane ne te gjitha hallkat.

Prej kohësh kemi dhënë alarmin për masakrën urbane të kryer mbi qytetet tona, por jo vetem mbi to, eshte nje instrument pune per te kuruar gjendjen dhe per transformuar realitetin sidomos per zona turistike, bregdetare, por edhe rurale. Ne kemi marrë masa te prekeshme dhe nganjehere me kosto politike për frenimin e kësaj masakre. Nga njera ane kemi fuqizuar zbatimin e rregullit dhe duke prishur nje numer te konsiderueshem ndertimesh pa leje, vecanerisht atje ku ato kishin demtuar rende strukturen urbane dhe ishin bere pengese per zbatimin e projekteve te medha te ndertimit, ndersa nga ana tjeter kemi ofruar dhe miratuar, ka nisur zbatimi madje i mjaft projekteve konkrete per zhvillimin e ketyre zonave, duke vene nen kontroll profesional qendrat e qyteteve kryesore te vendit.
Ceshtja e pare e ketij Keshilli ne rendin e dites eshte miratimi i studimeve te reja per qendrat urbane, ne disa qytete kryesore te vendit. Pra, ne po deshmojme me fakte se jemi të vendosur që të mos lejojmë me përsëritjen e asaj masakre që deri tani, përvec kostos sociale, kërkon edhe një kosto të konsiderushme financiare për t'u riparuar, sikunder edhe ka nje kosto per vete kredibilitetin e institucioneve demokratike, qendrore dhe vendore. Deri me sot ne nxjerrjen e pergjegjesise jemi përqëndruar kryesisht te qytetari, te ndërtuesi dhe te investitori. Tani ka ardhur momenti që ta kërkojmë përgjegjësinë edhe në një drejtim tjetër që duhet konsideruar dhe qe ne fakt eshte edhe prove e funksionimit te qeverisjes: te strukturat vendimmarrëse. Po ju kujtoj se Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit i ushtruar në disa bashki është i mbushur me shkelje te ligjit të gjetura në këtë fushë.

Tani ka ardhur momenti të penalizohen abuzuesit e vërtetë të pushtetit, të atij pushteti të cilin qytetarët e kanë votuar për të zgjidhur hallet e tyre dhe jo për t'i perkeqsuar kushtet e jeteses dhe te iniciatives se tyre sipermarrese. Duhet të penalizohen ato struktura dhe zyrtarë që lojën e kateve, pelivanllëqet me dokumentacionin e pabesueshëm të pronësisë se hapësirave gjoja "të lira" e kanë kthyer në lojë kungulleshkash që prodhon para. Duhet të penalizohen ato struktura, që sheshet e fundit të lojrave të fëmijëve i kane kthyer në "shesh lojrash" të fëlliqura interesash. Prej kohësh është krijuar mendimi që strukturat e KRRT-ve vendore janë kthyer nga organe të përgjegjësisë vendimmarrëse në organe të shpërndarjes dhe zbehjes së përgjegjësisë ligjore. Eshtë koha që kjo situatë korruptive bazuar në parimin "më jep-të të jap" edhe ne në këto struktura të marrë fund.

Në këtë funksion i kërkoj Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit që në mbledhjen e ardhshme të informojë këtë Këshill më hollësisht rreth këtyre shkeljeve dhe masave ekzekutive që duhet të marrim në vijim.

Zonja e zotërinj,

Vleresoj me kënaqësi që kapitali privat, vecanërisht në fushën e ndërtimeve po fuqizohet cdo ditë, por ne duhet të përshpejtojmë veprimtarinë tonë me qëllim që kjo iniciative e rritur sipermarrese vendase të shoqërohet me rritjen e aftësisë së Shtetit dhe strukturave përkatëse të tij për ta mbeshtetetur, kontrolluar dhe orientuar atë drejt modeleve kombetare te zhvillimit sipas standarteve te asocimit dhe integrimit te Shqiperise ne BE. Për rrjedhojë, në këtë fazë, angazhimi ynë synon që nëpërmjet politikave largpamëse dhe projekte te sakta te kanalizojmë sipërmarrjen ndertimore, urbane, turistike në drejtimin e duhur. Shtimi i kontrollit institucional dhe forcimi i rregullave të lojës nuk do të thotë bllokim i nismave private apo i fluksit të investimeve private, sikundër ka ndodhur në ndonjë rast. Ky bllokim ka ndodhur jo për shkak të rregullave standarte që kemi vendosur, por për shkak sidomos të paaftësisë së strukturave të caktuara për të qënë fleksible dhe në ritmin e duhur, dhe në nivelin e duhur profesional për të kuptuar dhe zbatuar ndryshimet qe kerkon koha.

Zonja dhe zotërinj,

Në materialet që do të shqyrtojmë gjatë kësaj mbledhjeje ka një sërë projektesh të një rëndësie të vecantë që është provë e përmbushjes së angazhimeve tona qeverisëse.
Një çështje me rëndësi të madhe dhe që bën pjesë në angazhimet tona për ndalimin e masakrës urbane, është edhe vendimi i zbatuar tashme për kryerjen e studimeve të reja për qendrat e qyteteve. Kur Këshill yne në Gusht të vitit të kaluar e mori këtë vendim, pati shumë diskutime rreth kësaj cështjeje. Pati edhe presion se ky vendim do të bllokonte investimet në qytetet tona. Sot ne po japim provën e kundërt, pra se vendimi ynë ka qënë i domosdoshëm dhe do të shqyrtojmë bashkarisht detyrat e projektimit për studimet dhe vijat kufizuese të qëndrave të Korcës, Pogradecit, Sarandës, Shkodrës, Beratit, Elbasanit, dhe Vlorës.

Rëndësi të vecantë ka gjithashtu ne kete funksion shqyrtimi i shesheve të ndërtimit te disa objekteve me rendesi per zhvillimin kombetar, qe nga TEC-it të ri në Vlorë, i cili do të zgjidhë problemet e furnizimit me energji të një zone të gjerë në jug të vendit. Por këtu dua të tërheq vëmëndjen në një problem tjetër. Edhe në këtë rast, gjatë përgatitjes së materialit përkatës, u shfaq problematika e mungeses se koordinimit të zhvillimeve dhe perspektivave urbanistike. Ne zbuluam se projektet, jo vetëm janë të pakoordinuar mes tyre, por në disa raste janë edhe në kundërshtim me njëri-tjetrin.

Nga kjo pikëpamje, roli i këtij Këshilli rritet edhe më tepër. Në mungesë ende te disa studimeve rajonale i del detyrë KRRTRSH-së të kryejë rolin e koordinuesit të projekteve të ndryshme dhe njëkohësisht në këtë prizëm të gjitha Dikasteret duhet që t'i kalojnë projektet dhe studimet e tyre në sitën e KRRTRSH-së.

Ne mbledhjet e KRTRSH-se ishte bere zakon qe vetem te miratoheshin vendime. Nëse me të vërtetë dëshirojmë një zhvillim harmonik dhe të qëndrueshëm ne nuk mund te vazhdojme të mbyllim sytë para vendimeve të padrejta qe merren nga nivele te tjera te planifikimit urban dhe territorial. Prandaj dhe një nga detyrat e këtij Këshilli është të gjykojë me seriozitet, bazuar në standartet e perspektivës europiane te zhvillimit te vednit, cdo projekt të ofruar per zbatim ne pjese te ndryshme te territorit kombetar. Sot, sipas kerkeses së strukturave përgjegjëse, Këshillit tone i propozohet të shfuqizojë tre vendime të marra nga Bashkia Durrës gjatë vitit 2002.

Përfitoj nga rasti të përshëndes këtu, impenjimin e strukturave shtetërore dhe të atyre bashkive, që po impenjohen me seriozitet maksimal në hartimin e projekteve që paraqiten sot për shqyrtim.

Pune te mbare dhe vendimarrje te sukseshme!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›