Te nderuar anetare te Komitetit Nderministror te Integrimit, Te gjithe e kuptojme se mbledhja e sotme e ketij organizmi te ekzekutivit mbahet ne nje moment me rendesi te vecante. Nga njera ane jemi
Te nderuar anetare te Komitetit Nderministror te Integrimit,
Te gjithe e kuptojme se mbledhja e sotme e ketij organizmi te ekzekutivit mbahet ne nje moment me rendesi te vecante. Nga njera ane jemi ne vrullin e puneve per te realizuar detyrimet qe rrjedhin dhe qe sa vijne e shohen, per afrimin e vazhdueshem i Shqiperise me Bashkimin Europian dhe ne ana tjeter, diten e hene, per dy dite, presim takimin e rendesishem dy palesh te dialogut politik te Shqiperise me perfaqesuesit e Trojkes te BE takim i cili jo vetem do te konstatoje arritjet dhe progresin e derisotem, por do te ndihmoje thelbesisht per te hedhur shina qe e thellojne procesin e reformave dhe te bashkeveprimit ne funksion te tyre te vendit tone me Bashkimin Europian, per te kapur stardartet dhe normativen europaine ne prioritetet e integrimit. Vizita e Trojkes Papandreu, Solana, Antonioni, ne Tirane do te vijohet nga vizita e zotit Romano Prodi ne fund te muajit, momenti ky zyrtar, solemn dhe angazhues per celjen zyrtare te negociatave per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit te Shqiperise me Europen e Bashkuar.
Shqiperia tashme ka dhene prova, jo vetem te mjaftueshme, por dhe shume angazhuese se eshte plotesisht i pergatitur te hedhi hapat e duhura me te shpejta perpara ne rrugen e reformave dhe te rritjes se kapaciteteve te administrimit te tyre ne objektivin e perfshirjes se normatives dhe standarteve europiane ne te gjithe aspektet e jetes sone institucionale, ekonomike, administrative dhe shoqerore. Kjo nuk do te jete nje detyre e lehte dhe do te kerkoje kohe, kosto dhe bashkimin e forcave deh te kontributeve te te gjitheve, sepse ne e dime se nuk ka rruge tjeter per te gjithe shqiptaret dhe institucionet perfaqesuese te tyre pervec vazhdimit te angazhimit koherent per pershpejtimin e procesit te perafrimit te Shqiperise me Bashkimin Europian. Kjo eshte tashme nje deshire e testuar mbarepopullore, por eshte nje detyre e perfaqesuesve, e qeverisesve, e politikes shqiptare dhe e qytetareve te ketij vendi qe presin pergjigjet e duhura prej saj. Ruajtja e stabilitetit politik, konsolidimi i shtetit ligjor, perafrimi i metejshem i legjislacionit shqiptar me aqius communitaire, rritja e efektivitetit te administrates publike nga njera ane, si dhe thellimi i bashkepunimit rajonal ne te gjitha fushat jo vetem me dialogun e pershpejtuar politik, por dhe me forcimin e bashkepunimit midis institucioneve perfaqesuese te vendeve te Ballkanit Perendimor, pra me fqinjet tane, me partneret tane perendimore ne luften kunder problemeve dhe dobesive te sistemit, sidomos ne lufte kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve ilegale, duke zgjeruar dhe implementuar marreveshjet e tregetise se lire, pra bashkepunimin ne fushen e shkembimeve ekonomike, qe ne objektiv te prekshem per qytetaret, do te lehtesojne levizjen e tyre, te kapitaleve, te sherbimeve si prioritete kryesore te qeverise sone ne kete vit te ri.
Miratimi i draft-mandatit per nje Marreveshjen e Stabilizim- Asocimit me Shqiperine ne Keshillin eÇeshtjeve te Pergjithshme te BE me 21 Tetor 2002 eshte vleresuar me te drejte nga te gjitha vendet anetare te BE, si nje shans i madh qe i jepet vendit tone, krahas vendeve te tjera te Ballkanit Perendimor, per te demonstruar potenciale qe ekzistojne dhe aftesi partneriteti me vendet e BE,
aspekt ky i rendesishem edhe per perpjekjet tona te brendeshme, per te prodhuar rezultate dhe nivele te kenaqshme ne ndertimin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale, administrative, projektuese dhe zbatuese te normatives europiane ne jeten shqiptare.
Ne do te forcojme edhe me tej angazhimin tone per te arritur keto standarte dhe objektiva duke filluar nga:
E para: Sigurimi dhe forcimi i vazhdueshem i stabilitetit politik te vendit – Maxhoranca qeverisese qe une drejtoj eshte e vendosur qe me ane te masave transparente dhe duke respektuar standartet perendimore te nje jete demokratike dhe pluraliste, te zhvilloje respektin konstant, per alternativen e opcioneve dhe konkurencen programore ne dobi te konsolidimit te stabilitetit politik te vendit. Arritjet e koheve te fundit qe fillojne me konsensusin per zgjedhjen e Presidentit te vendit dhe me bashkepunimin parimor mes forcave politike kryesore te vendit per te pershpejtuar reformat ne sektore te rendesishem te jetes se vendit jane prove e maturise te klases politike shqiptare. Pervec te tjerash ato jane edhe pasoje e ndjeshmerise se larte popullore ne Shqiperi, pasoje kjo e kostove dhe e lodhjes qe populli ka ndjere per shkak te politikave konfliktuale ne me shume se 10 vjet trazicion, pasoje kjo e ndergjegjesimit te perfaqsuesve dhe te aktoreve joqeveritare te zhvillimit, per nev ojen e nje stabiliteti qe nxit reformat dhe progresin dhe ne kete funksion ne mbetemi te vendosur qe punen e nisur me komisionet bipartizane ne refromat prioritare qe nga kthimi ne nje kuader ligjor te plote i rekomandimeve e OSBE/ODIHR per reformen zgjedhore, deri te zgjidhja e plote dhe perfundmitare e ceshtjes se pronave dhe krijimi i nje tregu funksional te tokes dhe te truallit si element thelbesor qe pershpejtojne integrimin dhe integrimin e Shqiperise ne BE dhe investimin kombetar per te. Besoj se eshte e qarte per te gjithe se Shqiperine nuk mund ta coje ne Europe vetem nje force politike, por e gjithe klasa perfaqsuese e saj, aktoret politike dhe jo politike, pa humbur aspak natyrshmerine e sjelljes ne pluralizem, konvergjencen e kontributeve per kete qellim te madh.
• Nje tjeter komponent shume i rendesishem i punes sone per te pershpejtuar hapat integruese mbetet proçesi i rishikimit të kuadrit legjislativ pra, perafrimi i tij substancial dhe i plotesuar me standartet e komunitetetit europian. Per kete qellim nga ana e Kuvendit te Shqiperise është ngritur një komision parlamentar ad hoc, i cili ka për detyrë që të shqyrtoje të gjthë variantet e projektligjeve të paraqitura nga Këshilli i Ministrave, shoqatat dhe grupe deputetësh, me qellim që Kuvendit t'i paraqitet një projekt përfundimtar për miratim.
• Persa i perket luftes kunder korrupsionit, lufte e cila ka gjetur misherim ne ‘Planin e veprimeve per parandalimin dhe luften kunder korrupsionit, 2002-2003' plan i cili eshte miratuar nga Keshilli i Ministrave ne refleks te te gjitha rekomandimet dhe diskutimet e bera me BE, ne refleks te Raportit e Komisionit Europian si dhe te iniciativave rajonale dhe nderkombetare ne luften kunder korrupsionit ne te cilat shteti shqiptar ben pjese, ne mbetemi aktore dhe deshmitare te perpjekjeve dhe arritjeve spektakolare qe vazhdojne te strukturohen ne kete drejtim. Megjithate korrupsioni eshte ende i pranishem ne veprimtarine e perditeshme te administrates publike dhe ne jemi gjithnje e me te vendosur te vendosur ta reduktojme ate ne parametra qe shquajne dhe sensibilitetin bllokues te reformave.
• Pa asnje dyshim nje nga hallkat vecanerisht te rendesishme te zinxhirit te reformave qe e perafrojne vendin tone me standartet pernedimore mbetet ajo ne Administraten Publike. Reforma ne Administraten Publike po nxitet me perparesi, per te ngritur dhe forcuar strukturat tona ne nivel qeveritar dhe administrativ ne koherencen e ritmeve te prioriteteve qe ka ky proces. Paralelisht po behen te gjitha perpjekjet per te krijuar ne nivel administrate, kapacitetet me te medha njerezore dhe institucionale me qellim krijimin e nje administrate shteterore sa me profesionale dhe thellesisht te depolitizuar dhe nxitese te rezultatit perballe projektit legjislativ dhe transformues.
• Nga ana tjeter qendrueshmeria makroekonomike e vendit e mbeshtetur ne realizimin e treguesve kryesore te stabilitetit te tregut, mbetet vazhdimisht ne qender te vemendjes dhe te punes se perditshme te ekzekutivit. Vazhdimi dhe thellimi i procesit te privatizimit, realizimi ne rritje dhe perafersisht ne objektivat e planifikuara te ardhurave buxhetore, realizimi i investimeve publike (sidomos atyre me financim te huaj), reformimi i vendosur dhe i vazhduar i sektorit te energjise (veçanerisht ecuria e targeteve dhe e reformave ne mbeshtetje te tyre ne sektorin elektroenergjetik), perbejne fushat ku po intensifikohet puna, po forcohet monitorimi dhe po permiresohen raportet e rezultateve midis masave qe merren, reformave qe kryhen dhe mirekuptimit te publikut dhe te vazhdimit te bashkepunimit, bashkrendimit te qendrimeve dhe veprimeve me institucionet financiare nderkombetare qe kushtezojne fluksin e donacioneve ne mbeshtetje te reformave, pra FMN dhe Bankes Boterore.
• Nderkohe nje varg tjeter reformash synohet të ndërmerren shumë shpejt, në fusha të tilla si drejtësia, forcimi i metejshem i rendit publik dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal ne keto fusha prioritare. Ketu do te rendisja:
(i) punën për hartimin e kuadrit të nevojshëm ligjor dhe institucional në përgjigje të nevojave për një luftë efektive kundër fenomeneve të krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme ne rajon,
(ii) forcimin e metejshem te pavarësisë dhe përmirësimin e efiçencës dhe te menaxhimit të sistemit gjyqsor, duke forcuar mbi kete pushtet jetik per te ardhmen e vednit trysnine e te gjithe faktoreve ligjore dhe shoqerore, bashkeveprues;
(iii) reformimin e metejshem strukturor dhe realizmin e një kontrolli të integruar të kufinjve (ne funksion te Strategjisë për Menaxhimin e Integruar të Kufinjve qe po hartohet ),
(iv) miratimin së shpejti të disa akteve themelore, projektligje ne fushën e ekonomisë dhe konkretisht: ato që synojnë zhvillimin e metejshem ndërmarrjeve, pr ate sipermarrjes së mesme dhe të vogel, inkurajimin dhe shtrirjen e bizneseve ekzistuese, krijimin e sistemit lehtësues financiar; në rritjen e sigurisë për investimet e huaja private dhe direkte; në sigurimin e mbrojtjes efektive të konsumatorëve; krahas nxitjes dhe ekuilibrimit te eksporteve me importet.
Ju faleminderit!