E Diel, 1 Nëntor 2026

Te nderuar zoterinj anetare te Keshillit Kombetar te Ujrave dhe te ftuar! Jemi mbledhur sot per te rivene ne pune jo vetem kete Keshill te rendesishem te Administrimit Publik te njerit prej aseteve m

Te nderuar zoterinj anetare te Keshillit Kombetar te Ujrave dhe te ftuar!
Jemi mbledhur sot per te rivene ne pune jo vetem kete Keshill te rendesishem te Administrimit Publik te njerit prej aseteve me te rendesishme te pasurise kombetare per zhvillim te qendrueshem te vendit por edhe per te ushtruar pergjegjesite tona vendimmarrese ne funksion te hapjes se perpsektives te njohur dhe nga publiku si shume problematieke. Eshte fjala per mireadministrimin dhe integrimin e pasurive te rinovueshme te energjive ujore qe ka vendi ne programet e zhvillimit te qendrueshem perspektiv te vendit. Keshilli I ujit dihet se eshte programi vendimor per administrimin e rezervave ujore dhe prandaj ka dhe pergjegjsine e madhe dhe te drejteperdrejte per te menaxhuar si duhet kete pasuri te madhe kombetare e cila per hi rte se vertetes pak ose shume pak eshte vleresuar sic duhet deri tani. Nderkaq per te mos humbur me kohe duke ngushelluar veten me shprehjen "ata qe e kane nuk ia dine vleren", ka ardhur koha qe per trajtimin e rezervave ujore duhet te adoptojme standarte te kohes qe garantojne edhe ne kete fushe te ardhmen europiane te vendit. Kjo eshte pjese organike e programit te Qeverise sone, e cila eshte shprehur publikisht e vendosur jo vetem te mire- administroje te gjitha pasurite kombetare, por edhe t'i shnderroje ato ne pasuri te prekshme dhe konkrete per te gjithe per qytetaret dhe per sipermarresit. Problemi i mire-administrimit te ujrave si pasuri kombetare ka shume plane lidhet me jeten e perditshme te njerzve dhe me permirsimin e cilesise se saj, lidhet pra me ate qe jetojme sot dhe ate qe do te pergatisimim per te nesermen e shqiptareve ne kete vend, ne funksion dhe te prirjeve te zhvillimit global ne te cilin tashme po integrohemi ne te gjithe aspektet e zhvillimit.
Pra mirekuptojme sot se fenomenet e dukshme erozive me te cilet jemi perballuar edhe muajt e fundit, jane korrozion i te ardhmes sone te perbashket. Jetojme ne nje epoke ku vlera e ujit si pasuri e rinovueshme sa vjen dhe rritet. Duhet qe te gjithe te kuptojme se kur themi se synojme integrimin europatlantik te vendit eshte themelore te shderrohen mentalitetet e derisotme si pjese udheheqese e vete procesit te administrimit publik. Ne keta 12 vjet shfrytezimi pa asnje kriter dhe jashte kritereve ligjore sidomos I burimeve ujore siperfaqsore, ndotja e tyre mosmarrja e asnje mase ndaj errozionit dhe per pasoje shkaterrimi i shtreterve te lumenjve dhe i derdhjeve te tyre ne bregdet per shkak te marrjes prej tyre pa kriter as teknike as ligjore te zhavorreve dhe te reres ka demtuar rende sistemin ekologjik kombetar deri ne shkallen qe u perballen me efektet negative te ujrave te lumenjve sic ishin permbytjet e vitit te kaluar ne rrethet Lezhe, Shkoder, Lac, Berat, Tirane etj. Shfrytezimi pa kontroll beri qe efektet hidrodinamike te ujrave te lumenjve te shkaterrojne vepra arti, rruge, vepra vaditese pra investime te medha publike, pjese e investimit dhe djerses kombetare ne dekada dhe ajo qe eshte me e keqja, te veshtiresoje ne kete menyre jeten normale te qytetareve, te ekonomise dhe te shoqerise shqiptare.

Per kete aresye qeveria 26 Shtator 2002 mori vendimin nr 441 per ndalimin e menjehereshem te shfrytezimit te zhavorreve dhe rerave ne shtreterit e lumenjve, edhe pse duke paguar koston e efekteve negative per biznesin e ndertimit, si nje mase e domosdoshme per te ndaluar barbarizmin e aktivitetit te mjaft firmave qe ne menyre skandaloze shfrytezonin prej vitesh zhavorret apo reren si lende te pare per ndertim. Ketu, dua te falenderoj firmat e ndertimit dhe pergjithesish komunitetin ku ato perfaqesohen qe na mirekuptuan dhe qe ashtu si ne jane te gatshme t'i menaxhojne ndryshe pasurite e atdheut tone.

Per zbatimin e ketij vendimi u ndermoren masat dhe u organizua studimi per te evidentuar ne te gjithe vendin aspektet themelore ne te cilat duhet nderhyre per te garantuar te ardhmen. Rezultojne se te 120 subjektet prodhuese te inerteve e ushtronin veprimtarine e tyre pa licenca ose me licenca te parinovuara, ndersa rreth 70 % e tyre punonte pa asnje lloj leje ndertimi apo shfrytezimi. Te mos harrojme se aktiviteti i tyre eshte shnderruar shpesh ne nje burim defomimesh jo vetem per funksionimin e mire te sektorit te tregut te ndertimeve, por edhe per te gjithe tregun kombetar ne teresi .

Me kete rast dua te pergezoj vecanerisht Policine Ndertimore dhe Agjensite e Ujit per punen serioze dhe te perkushtuar qe kane kryer , per evidentimin dhe bllokimin e veprimtarive ilegale ne zbatim te VKM qe permendem. U kerkoj atyre te vazhdojne te mbajne nen kontroll te rrepte situaten edhe ne te ardhmen per te mos lejuar me asnje subjekt t'i beje karshillek shtetit dhe ligjit dhe qe shperdoron ne mes te dites pasuri te tilla te rendesishme kombetare per sot dhe per te ardhmen.

Vleresoj gjithashtu, punen e bere ne funksion te zbatimit te ketij vendimi nga Grupet e Punes te Ministrive te Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, te Industrise dhe Energjitikes me institutet e saj, Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Mjedisit dhe te Bujqesise e Ushqimit qe se bashku arriten te pergatisin Studimin per Ndikimet ne Mjedis nga Zhvillimi i Shfrytezimit te Reres dhe Zhavorrit ne Shtreterit e Lumenjve dhe qe na ka mundesuar sot te marrin vendimet e duhura per percaktimin e zonave te shfrytezimit ne te ardhmen.

Vendimet qe do te marrim sot per:

a) Shfrytezimin e Zhavorreve dhe Reres ne Shtreterit e Lumenjve, ka te beje me ndalimin e plote te shfrytezimit te zhavorreve dhe rerave per nje periudhe disa vjecare ne shtreterit dhe segmentet e disa lumenjve si Ishem, Tirane, Zeze, Seman, Osum, Shkumbin, qe do te zgjasi deri ne rikuperimin e plote te gjendjes se perpareshme natyrore te tyre.

b) Miratimin e procedurave te licensimit te subjekteve, qe disiplinon dhe percakton shkencerisht menyren, kriteret dhe procedurat per nje shfrytezim sa me racional e te standartizuar te depozitimeve te zhavorreve dhe reres ne segmente te vecante te lumenjve Erzen, Devoll, Kalase, Vjose, Drin, Mat, Fan, Shushice, Drino etj, lidhet me normimin perspektiv te perdorimit te ketyre pasurive te rinovueshme qe do te monitorohet rreptesisht nga instancat perkatese sipas procedurave ligjore qe do te miratojme sot, per t'i sherbyer mbrojtjes se natyres dhe moskrijimin me tej te kostove ekologjike te parikuperiueshme per vendin .

c) Per kryerjen e studimit mbi vleresimin e pasojave dhe ndikimit mjedisor e masave qe duhen marre per rehabilitimin e gjendjes duke i sherbyer pikerisht forcimit te mireadministrimit te rezervave ujore dhe integrimit te tyre ne planet perspektive te rritjes se qendrueshnme te ekonomise kombetare.

Objektivi yne per ta futur vendin tone drejt nje zhvillimi te qendrueshem kerkon qe se shpejti Keshilli Kombetar i Ujit te shqyrtoje Strategjine Kombetare te Ujrave, dokument i munguar ky qe do te percaktoje saktesisht rezervat ujore, plotesimin e kerkesave ne perputhje me zhvillimin kombetar, rajonal dhe sektorial, duke indetifikuar dhe inkorporuar programet dhe projektet paresore me veprimin ligjor te strukturave institucionale qe nevojiten.

Nje nga vendimet e fundit te Keshillit Kombetar te Ujit ka qene krijimi i Keshillave te Basenave dhe Agjensite e Ujit te cilet u konstituan ne muajin shtator te vitit 2002 perfundimisht si nje mase tjeter e domosdoshme dhe per permiresuar administrimin e kesaj pasurie te rendesishme kombetare, por duhet qe ato te vazhdojne te ushtrojne me pergjegjesi maksimale dhe me efikasitet te prekshem detyrat administrative qe ngarkon ligji. Aktiviteti i ketyre agjensive dhe keshillave duhet te ndjehet menjehere per t'i sherbyer permiresimit sa me te shpejte te situates se krijuar edhe nga bllokimi.

Veprimi i derisotem i koordinuar do te perfshije jo vetem Qeverine dhe Agjensite e saj, por edhe mendimin dhe veprimin e instituteve shkencore ne menyre qe te pershpejtojme puna, qe pas embargos se vendosur, me vendimet qe marrim sot vihet baza ligjore dhe riaktivizon sipermarrjen e ligjshme, duke normalizuar kostot dhe perfitimet per nje rritje te qendrueshme ekonomike, pra ne ftojme sot edhe sipermarresit privat te behen pjesemarres dhe partnere aktiv me kontributet e tyre ne respektimin e rregullave dhe standarteve te aktivitetit qe zhvillojne ne dobi te perspektives se zhvillimit te qendrueshem te vendit.
Ne sinteze kjo mbledhje ka per qellim qe te beje bilancin e hapave te ndermarra deri tani per te strukturuar dhe disiplinuar ligjerisht perdorimin, ruajtjen dhe pasurimin e rezervave ujore, per ta inkorporuar plotesisht kete pasuri kombetare ne projektet ambicioze te zhvillimit perspektiv dhe te integrimit kompetitiv te Shqiperise ne realitetin dhe ne tregun global.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›