Të nderuar antarë të Komitetit Shtetëror të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave, të nderuar pjesmarrës, me formatimin dhe vënien në punë të këtij Komiteti Shtetë
Të nderuar antarë të Komitetit Shtetëror të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave,
të nderuar pjesmarrës,
me formatimin dhe vënien në punë të këtij Komiteti Shtetëror lufta jonë kundër krimit të organizuar ka hyrë në fazën e saj më të lartë institucionale, e cila na vë bashkërisht përballë detyrash cilësisht të reja. Synimi ynë qeverisës mbetet goditja thelbësore e krimit të organizuar, gjë që nuk mund të arrihet pa goditjen e prapavijës ekonomike dhe financiare të tij. Rezultatet që kemi arritur bashkarisht pas operacioneve më të fundit të Policisë së Shtetit, gjithashtu, me sekuestrimet e pasurisë së krimit të organizuar, na bën të mendojmë se efektivitetit i kësaj lufte e kërkon më të strukturuar, të institucionalizuar dhe të mbështetur në një legjislacion efikas goditjen e prapavijës ekonomike të krimit, veçanërisht atij të organizuar. Në këtë funksion do të ndërtojë punën e vet edhe ky Komitet ndërsiplinor, më i gjërë sesa ekzekutivi, që vihet në funksionim mbi bazën e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, si instrument koordinimi dhe nxitje të veprimeve operacionale dhe ekzekutive, të bashkërenduara edhe me gjyqsorin dhe agjensitë e tjera të specializuara që godasin krimin e organizuar.
Nuk besoj se tashmë ka ndonjë dyshim për rëndësisnë që ka marrë ndëshkimi i këtij fenomeni kriminal e me përmasa globale edhe nga shteti shqiptar. Varfëria apo gjendja në nevojë e shoqërisë, tranzicioni drejt konsolidimit të institucioneve të shtetit të së drejtës, apo nevoja për më shumë investime apo likujditete financiare në sektorë prioritarë të luftës kundër varfërisë dhe për zhvillim, nuk mund të legjitimojnë lejimin e përdorimit të parave me origjinë të paqartë apo të dyshimtë për cilindo. Nga ana tjetër, nuk mund të lëmë jashtë vëmendjes cilido transaksion financiar bankare, sado i thjeshtë, apo investime të tjera që qarkullojn në ekonomi apo në kufijtë e tregut shqiptar me origjinë veprimesh abuzive të nëpunësve të shtetit që pastaj rëzultojnë me fitime të paligjshme. Më në fund, mekanizmi ligjor i kontrollit të origjinës së parave të secilit, të cilin po fillojmë ta promovojmë e zbatojmë edhe me ndërhyrjen e të këtij Komiteti ligjor, do të jetë goditja përfundimtare e decizive ndaj të gjithë zoteruesve të parave pa origjinë, me orgjinë kriminale apo korruptive. Kjo do të thotë se sitemi ynë Bankar do të marrë kryesimin e kontrollit ligjor mbi transaksioneve financiare dhe kjo do të sjellë më shumë lehtësi për organet e Prokurorisë për evidentimin e veprimtarive të paligjshme në këtë sektor.
Qeveria Shqiptare vlerëson suksesin e kësaj lufte si jetik për uljen e informalitetit në ekonomi, për nxitjen e konsolidimin e tregut bankar si dhe për t'i dhënë fund rasteve të konkurrencës së pandershme. Ekonomia dhe tregu ynë, megjithëse në formim dhe me kapacitete ende të pashfrytëzuara plotësisht, ka nevojë për më shumë rregull e disiplinë edhe në kontabilizimin e parasë, menaxhimin e saj dhe kontrollin mbi të. Kjo gjë të nderuar kolegë bëhet, siç e dimë të gjithë, vetëm duke i bërë transparente dhe duke e formalizuar në kanale ligjore të gjitha transaksionet ekonomike a financiare më shumë që të jetë të orientuara nga sistemi bankar.
Fenomenet e pastrimit të parave dhe finacimit të kriminit të organizuar kërkojnë një goditje standarte gjithnjë e më të fortë, që nuk mund te arrihet pa struktura të orgazinuara e funksionale dhe pa bashkërendimin e veprimatrive me organet e tjera që i finksionojnë në të njëjtën fushë.
Natyrshëm ne nuk po e fillojmë sot këtë punë. E kemi filluar më parë, kur hartuam dhe miratuam ligjin për Sistemin Bankar dhe ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave si dhe gjithë legjislacionin shoqërues të fushës. Janë nnshkruar dhe ratifikuar dhe po vihen në zbatim të gjitha konventat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar. Si rezutat i përpjekjeve të institucioneve tona shteterore të shoqërisë sonë demokratike, vendi ynë ka ndërtuar një sistem legjsilativ të fortë lidhur me parandalimin dhe luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Me propozim të Qeverise Shqiptare, Parlamenti Shqiptar ka ratifikuar, të gjitha konventat dhe rezolutat ndërkombëtare që kanë lidhje me luftën kundër këtyre fenomeneve, sic janë:
• konventa e Palermos, "Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar", e vitit 2000;
• konventa e Vjenes, "Kundër trafikut të paligjshëm, të drogave narkotike dhe lëndeve psikotrope" e vitit 1988;
• konventa "Ndërkombëtare e Shtypjes së Terrorizmit", e Kombeve të Bashkuara e vitit 1999;
• konventa Evropiane e Strasburgut e vitit 1990, "Për pastrimin, kërkimin, marrjen dhe konfiskimin e produkteve të rrjedhura nga krimet",
Këto konventa kanë hyrë në fuqi dhe janë në zbatim. Në këtë funksion është edhe kjo mbledhje e sotme, e cila synon konstituimin e Komitetit Shtetëror të Luftës kundër Pastrimit të Parave si dhe miratimin e rregullores së funksionimit.
Në zbatim të këtyre detyrimeve është ngritur dhe funksionon Drejtoria e Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave, e njohur në termat dhe standartet ndëkombetare si Njësi e Intelegjencës Financiare (FIU Finacial Intelegent Unit).
Njësia e Intelegjencës ose Informacionit financiar është përcaktuar në standartet ndërkombëtare si agjensi qendrore kombëtare që ka përgjegjësinë për të marrë, kërkuar, analizuar dhe shpërndarë aturoiteteve kompetente zbulimin apo paraqitjen e informacioneve finaciare që lidhen; 1) me të ardhurat që dyshohen të kenë origjine kriminale, apo 2) me kërkesën e bërë nga rregullatorët dhe ligjvënësit vendas që kërkojnë të kryejnë detyrën në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimi financiar.
Lufta kundër krimit ekonomik e trafiqeve në tërësi, duke sjellë ndikime deri kushtezuese të ecurisë së këtij konflikti të shtetit me botën e krimit merr një rëndësi të dorës së parë duke vlerësuar rezultatet qe ato japin për zhvillimin e vendit dhe vazhdimin me sukses të procesit të përafrimit dhe integrimit të vendit në Europë. Prandaj forca zbuluese dhe goditëse në sferën financiare të krimit duhet të vazhdoje të rritet vrullshëm.
Adoptimi dhe zbatimi i strategjive bashkekohore të luftës kundër krimit të organizuar do të na ndihmojë të godasim dhe të mbyllimin përfundimisht kanalet financiare informale që ushqejnë sipërmarrjen e paligjshme. Por këtë radhë kjo do të bëhet me më shumë bashkeveprim midis institucioneve dhe midis tyre e organeve të kontrollit, hetimit dhe gjykimit shteteror.
Strukturat ekzekutive dhe të shkëmbimit të Informacionit Financiar do të kenë për detyrë ligjore që në funskionimin e tyre në bashkëpunim me organet e specializuara të luftës antikrim, antiterrorizëm dhe antitrafik, të japin mbështetje të bazuara në ligj.
Lufta jonë kundër krimit edhe në këtë sektor të transaksionit financiar nuk mund të jetë e shkëputur nga përpjekjet globale dhe në mënyrë të veçantë rajonale që atakojnë të njëjtat fenomene dhe transaksione. Ne duhet të vazhdojmë të integrojmë përpjekjet me strukturat e specializuara rajonale e më gjërë në luftën kundër parave të pista si detyrë kombëtare dhe e integrimit, sepse origjina e këtij fenomeni përfundimisht i kapërcen kufijtë tanë.
Bashkëpunimi me strukturat ndërkombetare duhet të synojë në:
- Integrim burimesh dhe kapacitetesh.
- Shkëmbim përvojash dhe kryqëzim informacioni.
- Goditje të organizuar e në front të gjerë përballë rrjeteve kriminale.
Nga ky bashkëpunim të filluar nuk mungojnë edhe rezultatet, në mënyrë të veçantë në goditjen efikase që i është bërë elementëve terroristë ndërkombëtarë.
Vazhdon të jetë shumë e rëndësishme që në një kohë shumë të shkurtër ne të kërkojmë dhe të kemi informacion shumë të detajuar për përhapjen dhe shtrirjen e vet fenomenit të tentativave apo realiteteve të pastrimit të parave apo transaksioneve të mbështetura nga financat e papastra në tregun e vendit. Ky inventar do të rrisë ndjeshëm transparencën me publikun si dhe do të orientojë më mirë institucionet për goditjen e organizuar atje ku shfaqet nevoja për të. Ne nuk mund të nisemi nga vlerësime apriori aq më pak me thashetheme, qofshin këto edhe politike për pastrim parash. Unë besoj se tashmë të gjithë e dimë se ç`ndodh me këto thashetheme, që sa herë verifikohen ose janë të pavërteta ose, në rastin më të keq i japin kohë keqbërësve të fshehin gjurmët e krimit apo dhe bashkëpunëtorët. Prandaj po e vë theksin në mënyrë të përsëritur tek nevoja e një studimi të thelluar e professional të gjëndjes dhe për përgatitjen e goditjeve të organizuara, të cilat do t'i japin publikut dhe organeve të drejtësisë mallin e vërtetë për ta trajtuar. Vetëm kështu do të zhduken tymnajat politike apo mediatike.
Do t'i kërkoja në mënyrë të vecantë Ministrit të Financave, Ministrit të Ekonomisë dhe Guvernatorit të Bankës që të ndërtojnë një program të detajuar veprimesh për rritjen e fluksit të veprimeve financiare nëpërmjet bankave. Kjo reformë sigurisht duhet konsideruar e lidhur ngushtë edhe me reformën buxhetore, sepse buxheti i shtetit duhet t'i nënshtrohet rregullave më të rrepta të kontrollit nëpërmjet bankave. Ne kemi për detyrë që shtetasve dhe sipërmarrjes t'i krijojmë kushte normale dhe zhdërvlettësi për qarkullimin e parasë nëpërmejt bakave duke nxitur që të gjithë operatorët të largohen nga mendësia e pagesës në CASH, dhe sidomos për veprime tregëtare a transaksione me vlera të mëdha. Të gjithë e kuptojnë rëndësinë e sigurisë së qarkullimit të parave nëpërmjet bankës, prandaj duhet të bëjmë më shumë për t'iu përgjigjur këtij interesi të strukturuar qartë të sipërmarrjes dhe publikut.
Si Kryemisnitër kam kërkuar shpesh që edhe për pagesat e detyrimeve mujore siç shlyerja e detyrimeve ndaj KESH apo TELEKOM të krijohen lehtësira operacionale bankare. Nga ana tjetër, kjo kërkon edhe shërbim më të mirë nga bankat, duke rritur përdorimin e kartave të kreditit e të tjera facilitete.
Në përfundim, dua të theksoj se veprimet tona ekzekutive dhe bashkërendimi i tyre me jut ë tjerët janë tashmë në rrugë të mbarë. Rezultatet po shfaqen dhe si rezultat i intensifikimit të përpjekjeve tona të përbashkëta po rrisim kapacitetet për të shëndoshur ekonominë e legjishme dhe për të çliruar shoqërinë nga fenomene të importuara që pengojnë rritjen e shëndetëshme të shoqërisë, të ekonomisë, pra edhe procesine rritjes së mirëqënies së njerëzve dhe të lëvizjes së tyre të lirë bashkë me vendin drejt Europës.