Te nderuar drejtues dhe perfaqesues te shoqates se Ndertuesve te vendit , E pranova me kenaqesi kerkesen per tu takuar serish me ju sipermarresit e ndertimit, jo vetem se aktiviteti juaj ze peshe
Te nderuar drejtues dhe perfaqesues te shoqates se Ndertuesve te vendit ,
E pranova me kenaqesi kerkesen per tu takuar serish me ju sipermarresit e ndertimit, jo vetem se aktiviteti juaj ze peshen me te madhe ne vellimin e biznesit ne teresi, por dhe sepse pa kete komunikim te disiplinuar, ne do ta kishim te veshtire te gjenim zgjidhjet qe duhen per kuadrin ligjor dhe per ndikimin qe duhet te ushtroje Qeveria ne dobi te sipermarrjes dhe ne veçanti te ketij sektori mjaft dinamik te tregut vendas.
Une kam informacionin e mjaftueshem, per hapat qe ka hedhur progresivisht ndertimi ne nje periudhe relativisht te shkurter dhe vecanerisht fakti qe ju jo vetem i pergjigjeni, por edhe i paraprini strukturimit bashkekohor te tregut imobiliar, jo vetem me vellimin e punimeve qe eshte i pakrahasueshem me pak vjet perpara, por edhe me cilesine e produktit te tyre, dhe me tekniken qe ju perdorni, te cilat me rezultojne kompetitive edhe me standartet e Bashkimit Europian, perveç fteses qe sapo ju eshte bere per ne Irak.
Qeveria qe une drejtoj , eshte shume e interesuar qe te konsolidoje tregun e ndertimeve duke aktivizuar ne kete funksion dhe mbeshtetjen tuaj, per te zgjidhur kontestet penguese dhe te gjithe instrumentat ligjore dhe strukturore. Ne vazhdojme t'i japim priroritet lehtesimit te procedurave administrative ne marredhenie me sipermarrjen dhe jemi duke lehtesuar nje pas nje elementet qe bejne te ndihemi pjese te nje marredhenie, te nje partneriteti te qendrueshem ndermjet jush dhe administrates shteterore.
Duket se qe nga takimi yne i pare, marredheniet tuaja me administraten shteterore jane permiresuar ndjeshem ne disa drejtime substanciale. Do te permendja neshkrimin e marreveshjes ndermjet jush dhe Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve per koston minimale fiskale dhe çmimin e shitjes, te cilat kane filluar te zbatohen.
Nje tjeter hap shume dobiprures per te ndertuar nje klime jo vetem bashkepunimi, por edhe mirebesimi midis nesh, (nuk mund te kapercehen problemet pa kete besim reciprok), eshte zgjidhja relativisht e shpejte e problemit te inerteve, pas vendimit te Keshillit Kombetar te Ujit, ne perputhje me shqetesimet qe ju paraqitet per nevojen e vazhdimit te investimeve dhe te dominimit te efekteve ne kosto.
Rezulton se marredheniet tuaja me Policine e Ndertimit jane te mira dhe, do te shpresoja qe shume shpejt te arrini te nenshkruani nje marreveshje bashkepunimi me kete institucion, qe eshte shume ndikues ne fushen e aktivitetit tuaj.
Po vazhdoj te kerkoj edhe sot, kontributin tuaj real ne forcimin e ketij bashkepunimi dhe ne kapercimin e ketyre problemeve qe ju keni paraqitur per te diskutuar sebashku. Ne menyre te veçante permes nje bashkepunimi me te afert duhet qe te perfundoje paketa ligjore per standartet e ndertimit dhe kontrolli mbi territorin, si dhe per Kodin e Ndertimit.
Me te njejtin angazhim, ne kemi marre persiper amendime per Urbanistiken dhe, ne kete funksion mund te kuptonim edhe sot me mire se si mund te kapercehen disa probleme te komunikimit me ju. Ne duam qe brenda muajit te ardhshem te paraqesim nje projektligj qe duke amenduar ligjin e Urbanistikes sjell zgjidhje, qe zhbllokojne problemet dhe i hapin rruge zhvillimit akoma me te qendrueshem te sipermarrjes ne tregun e ndertimeve, natyrisht, ne perputhje me programet tona te urbanizimit, te korrigjimit te masakrave urbane, te spostimit te zhvillimit tradicional territorial drejt prioriteteve, si dhe te plotesimit te kerkesave per strehim.
Jam njohur me kerkesat qe keni paraqitur ne emer te ndertuesve te Shqiperise. Duke pare mundesine dhe angazhimin e Qeverise, ju garantoj se pjesa me e madhe e tyre do te zgjidhet shume shpejt. Per ta ilustruar kete do te merrja si element me te rendesishem vendosmerine tone per te shkuar sa me pare ne nje zgjidhje sa me legale te çeshtjes se zgjidhjes se ligjit per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave me projektin e paraqitur, qe ka hyre ne procedure parlamentare.
Nje aspekt tjeter i rendesishem i reformes ligjore qe po ndermarrim ne kete fushe eshte edhe permiresimi i legjislacionit ne fushen e sigurimit te barreve siguruese. Lejimi i vendosjes si garanci hipotekore i objekteve ne ndertim do te krijoje me shume hapesire per zhvillimin e bizneseve tuaja, duke plotesuar edhe nje kerkese jo thjesht te Ekzekutivit, por te kohes dhe luftes ndaj informalitetit te tregut, si dhe perafrimit me tregjet rajonale dhe globale ne kuadrin e negociatave per Asociim me BE. Pra çeshtja e formalizimit te transaksioneve tuaja permes sistemit bankar.
Me autoritetin e partneritetit me organet e qeverisjes vendore, kryetareve te bashkive,komunave dhe shoqatat, ne te cilat ata ushtrojne autonomine e tyre, une kam kerkuar qe territoret qe administrojne (dhe ku natyrisht biznesi i ndertimit eshte ne ekspansion te vazhdueshem), te mbeshtesin veprimtarine tuaj, te mos e pengojne ate dhe, te pershpejtojne procesin e shqyrtimit te dosjeve me te cilat ju aplikoni per sheshe dhe leje ndertimi, natyrisht ne perputhje me procedurat ligjore.
Per zhbllokimin e situates ne sektorin e ndertimit ne disa rrethe, e cila ka ardhur edhe per arsye te voneses ne perfundimin e studimeve te qendrave urbane, une do te vazhdoj te kerkoj nga ju, ashtu siç i kerkoj projektuesve vendas, apo instituteve ne varesi te Qeverise, qe te nxisni zhvillimet perspektive me studime qe largohen dhe nuk humbasin ne frymemarrje, ne zona te cilat jane te konsumuara plotesisht.
Qeveria dhe une si Kryetar i KRRTRSH po nxis gjithashtu aplikimin e koncepteve me te medha per sheshet e qyteteve sesa ato tradicionale, per te zhvilluar profesionin tuaj, qe shpesh me shfaqet edhe mua ne instanca te ndryshme te arsyetimit, te vendimmarrjes, per levizjen e vijave te verdha. Nqs do te levizim vijen e jashtme, nuk mund te mos levizim dimensionet dhe konturet e modeleve urbane brenda per brenda. Une po kerkoj bashkepunim me ju edhe per konceptin e qendrave urbane me shume qendra.
Ne jemi shume te interesuar qe kapitalet tuaja te konsiderueshme tanime te angazhohen ne ndertimin e veprave publike. Per kete jemi investuar per shfrytezimin e te gjitha hapesirave ligjore te mundshme, per t'i zgjeruar ato, qe te kapercejme limitet kohore te ushtrimeve buxhetore.
Ne do te stimulojme me perparesi prokurimin e objekteve te medha publike per ndertim, qe shtrihen ne me shume se nje vit buxhetor ne me gjate se 12 muaj. Kjo behet per te siguruar edhe sjelljen e ritmeve te sipermarrjeve tuaja, ne kontribut performant konkurues, qe nevojat e vendit per infrastruktura fondamentale te plotesohen sa me pare, sepse do te veproje efekti multiplikativ i tyre ne rritjen ekonomike dhe natyrisht t'ju ndihmojme edhe juve qe te mos harxhoni kosto konservative ne pritje te ofertave. Ne do te vazhdojme ta bejme kete gje krahas konsolidimit dhe zgjerimit te hapesires se ofertave me koncesion, si forme ligjore qe ne e quajme po kaq stimuluese per perfshirjen tuaj ne zhvillimin infrastrukturor te vendit.
Qeveria, eshte e interesuar te mbeshtese ekspansionin e ketij biznesi kaq te sukseshem edhe pertej kufijve te vendit. Rasti me i mire per te treguar se bashku nje shembull partneriteti eshte ftesa me e fundit qe keni marre per t'u bere pjese e programit te investimeve per rindertimin e Irakut, qe eshte gjysma tjeter e investimit qe beri Shqiperia, me gjithe institucionet e saj perfaqesuese, me nxitjen e Qeverise, per t'u rreshtuar ne Koalicionin e Vullnetit, qe e çliroi edhe tregun e Irakut per sipermarrje te tilla.
Ne do te vazhdojme, edhe permes Ministrise se Ekonomise dhe strukturave te tjera te sherbimeve diplomatike, te lehtesojme pjesemarrjen tuaj ne kompeticionet nderkombetare, jo vetem pas lufte.
Duke perfunduar do te deshiroja qe ne emer te Qeverise te perseris angazhimin e perhershem per te mbeshtetur bizneset dhe sipermarrjen private, sepse te gjithe jemi te interesuar, qe kjo pjese e investimit kombetar te sjelle standarte dhe vlera europiane ne realitetet tona. Per kete eshte e domosdoshme edhe sipermarrja dhe aftesia juaj konkurruese.