E Diel, 1 Nëntor 2026

Të nderuar pjesëmarrës, Nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit midis Qeverisë dhe dy grupimeve sindikaliste kryesore të vendit, Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë dhe Bashki

Të nderuar pjesëmarrës,

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit midis Qeverisë dhe dy grupimeve sindikaliste kryesore të vendit, Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavaruara të Shqipërisë, është një arritje e rëndësishme në përpjekjet tona të përbashkëta për forcimin e kohezionit social të shoqërisë shqiptare, për garantimin e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe për pershpejtimin e kryerjes me sukses të reformave standarte, në përputhje me kërkesat e proçeseve integruese euro-atlantike, në të cilat kemi hyrë në mënyrë të pakthyeshme.

Objektivat madhore për zhvillimin ekonomiko-shoqëror dhe integrimin e vendit Qeveria synon t'i realizojë nëpërmjet një proçesi përfshirës, pjesëmarrës dhe një konsensusi sa më të gjerë shoqëror dhe politik. Mirëkuptimi i grupimeve sindikaliste dhe angazhimi i tyre për të njohur e pranuar, krahas të drejtave, edhe detyrimet, vështirësitë dhe pasojat e natyrshme të proceseve reformuese dhe integruese është një tregues i vetëdijes kombëtare dhe përgjegjësisë sociale në realizimin e mandatit dhe misionit të tyre si mbrojtëse dhe zëdhënëse korrekte të interesave të të punësuarve.

Në përballimin e këtyre përgjegjësive Qeveria ka dëshmuar me veprime konkrete dhe politike, ligjore dhe institucionale vëmendjen dhe prioritetin e saj të veçantë për bashkëpunimin me partnerët socialë. Tregues i kësaj vëmendje është edhe shtrirja kohët e fundit e institucionalizmit të marrëdhënieve me sindikatat në të gjitha dikasteret, nëpërmjet krijimit në çdo Ministri të pikave fokale të marrëdhënieve e bashkëpunimit me sindikatat.

Gjej rastin të shpreh vlerësimin tim për punën e dobishme, të përgjegjshme dhe korrekte që është bërë për parapregatitjen e kësaj Marrëveshje nga Ministria e Punës dheÇështjeve Sociale si dhe përfaqësuesit e këshillave drejtues të BSPSh-së dhe te Konfederatës.

Angazhimet e përbashkëta për zhvillimin e dialogut social, përsosjen e modernizimin e legjislacionit dhe kushteve të punës, miratimin e Kodit të ri të Punës të Republikës së Shqipërisë, rritjen e pagës minimale në shkallë vendi dhe në mënyrë të diferencuar për punonjësit e sektorëve publikë, rritjen e pagave e të pensioneve, marrjen e masave preventive, mbrojtëse dhe amortizuese të pasojave të reformave strukturore e tarifore në disa degë të ekonomisë e të shërbimeve, hartimin dhe zbatimin e buxhetit social etj., të cilat janë përcaktuar në këtë Marrëveshje, do t'i shërbejne qëllimit tonë të përbashkët: rritjes se mbrojtjes legale te tregut te punes te punonjesve ne marredhenie me punedhenesit, rritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve dhe normalizimit te vete ketyre marredhenieve te rendesishme shoqerore. Është ky qëllim i përbashkët fisnik që na sjell sot në këtë tryeze pune dhe partneriteti te Qeverise me sindikatat.

Ju uroj punë të mbarë dhe suksese!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›