Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot pasdite nje takim me zevevendesministrin e Puneve te Jashtme te Greqise, Ioanis Magriotis Gjate ketij takimi Kryeministri ka theksuar mirenjohjen e tij dhe

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot pasdite nje takim me zevevendesministrin e Puneve te Jashtme te Greqise, Ioanis Magriotis
Gjate ketij takimi Kryeministri ka theksuar mirenjohjen e tij dhe te Qeverise per mbeshtetjen e Greqise ne procesin e integrimit te Shqiperise ne BE.
Nga ana e tij Zv. Ministri Ioanis Magriotis, eshte shprehur se Greqia do te vazhdoje mbeshtetjen e Shqiperise ne proceset integruese, duke qene te bindur se kjo eshte rruga e drejte dhe e merituar per Shqiperine.
Ai ka pershendetuar, ne kete kuader, perpjekjet dhe arritjet e Qeverise ne luften kunder trafiqeve dhe kontrabandes, si dhe vendosmerine e saj per te ecur ne rrugen e reformave.
Kryeministri eshte shprehur se duhet te punojme sebashku per te cuar me tej marredheniet shume te mira ne fusha te ndryshme dhe vecanerishet ne infrastrukture, per te siguruar levizjen e lire te njerezve ne te dy drejtimet.
Jemi te bindur, - tha Kryeministri, – se do te arrijme te bashkojme perpjekjet tona te per te siguruar identifikimin ligjor per Standartet Shengen dhe do te kerkonim qe dhe nga pala juaj te siguroni infrastrukturen e duhur ne kufijte midis nesh.
Zv. Ministri i Jashtem I Greqise ka bere te ditur me kete rast se pika kufitare e Tre Urave do te jete ne funksionim per festat e ardhshme si nje shembull i perpjekjeve per te krijuar mundesi te reja ne levizjen midis dy vendeve.
Ne perfundim Kryeministri ka nenvizuar edhe shtimin e kontakteve dhe dialogut politik te niveleve te larta per nxitjen e iniciativave Shqiptaro – Greke, si dhe per iniciativat e perbashketa rajonale dhe europiane dhe ka ftuar per nje vizite ne Shqiperi, Kryeministrin Grek Simitis.