E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të radhës të zhvilluar sot pasdite nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano kreu dy emërime të reja. Zoti Dritan Shano emërohet zëvendësminist

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të radhës të zhvilluar sot pasdite nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano kreu dy emërime të reja.

Zoti Dritan Shano emërohet zëvendësministër i Financave.

Përvoja që ka fituar zoti Shano në ushtrimin për një kohë të gjatë të funksioneve drejtuese, në institucione, shtetërore dhe publike, duke përfshirë edhe periudhën në të njëjtin funksion, si zëvendësministër i Financave garanton kryerjen me sukses të detyrës që i ngarkohet.

Niveli arsimor dhe profesional dhe përvoja e fituar gjatë pjesëmarrjes së tij në ekipet e konsulencës në projekte të ndryshme premtojnë për një impuls të ri në veprimtarinë e Ministrisë së Financave.

Zoti Fadil Sheme Canaj, me gradë "Kryekomisar", emërohet zëvendesdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Kandidati që u emërua, është një kuadër i përzgjedhur pas një shqyrtimi të detajuar të disa kandidaturave nga rradhët e Kryekomisarëve të Policisë së Shtetit, që kanë vijueshmëri, rezultate të prekshme dhe që në karrierën e tij policore ka punuar në të gjitha nivelet nga roli bazë deri në rolin e lartë.

Zoti Canaj, në vijëmësi gjatë gjithë karrierës së tij policore vlerësohet për përvojë të suksesshme profesionale, për përkushtim, iniciativë e kurajo në kryerjen e detyrave, për aftësi të mira organizuese e drejtuese në të gjitha nivelet e shërbimeve policore.
Me emërimin e zotit Canaj në këtë detyrë, strukturat e Policisë së Shtetit do të kenë në drejtim një kuadër me përvojën e nevojshme, që duke u kombinuar edhe me drejtues të tjerë më të rinj që janë sot në krye të policisë së shtetit do të bëhet i mundur përballimi i sfidave me të cilat do të ndeshet Policia e Shtetit në zbatim të ligjit, në shërbim të qytetarëve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›