Këshilli i Ministrave në mbledhjen tij të radhës të zhvilluar sot pasdite nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, miratoi vendime për dhënie me koncesion të objekteve të rëndësishme indu
Këshilli i Ministrave në mbledhjen tij të radhës të zhvilluar sot pasdite nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, miratoi vendime për dhënie me koncesion të objekteve të rëndësishme industrialë.
U miratua vendimi "Për dhënien me konçesion të Uzinës së Telave Kabllorë, Shkodër, dhe për përcaktimin e kritereve të vlerësimit të ofertave për marrjen me konçesion të këtij objekti".
Uzina e Kabllove Shkodër është ndërtuar në vitin 1965, për prodhimin kryesisht të telave të kabllove prej bakri dhe alumini. Pas vitit 1989, prodhimi i saj ka ardhur duke rënë dhe nga 12 218 ton/vit, sot ajo prodhon jo më shumë se 140 ton/vit. Teknologjia e saj është amortizuar dhe lënda e parë vjen tërësisht nga eksporti.
Duke qenë se për rinovimin e teknologjisë së prodhimit dhe të ndërtesave, nevojiten fonde të konsiderueshme, të cilat janë të pamundura për t'u përballuar nga Sha Uzina e Kabllove Shkodër, është i domosdoshëm, privatizimi i saj, duke gjetur si formë të përshtatshme atë të konçesionit, si mënyra më e përshtatshme për të mundësuar pjesëmarrjen e investimeve të huaja në vlera të mëdha, nëpërmjet konçesioneve dhe formave të tjera të partneritetit shtet-privat në shërbimet publike dhe në infrastrukturë.
Vendimi i miratuar parashikon fillimin e proçedurave për dhënien me konçesion të formës ROT (Rehabilitim Shfrytëzim Transferim) të Uzinës së Kabllove Shkodër dhe caktimin e kritereve të vlerësimit të ofertave perkatese.
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin "Për fillimin e procedurës së dhënies me konçesion, të formës "ROT", të TEC-it të Kombinatit Energjitik SHA, në Elbasan". Shoqëria "Kurum Internacional" SHPK, me seli në Tiranë, ka paraqitur kërkesë për marrjen në konçesion të TEC-it të SHA Kombinati Energjitik Elbasan. Ky objekt deri në vitin 1992 ka funksionuar në përbërje të ish Kombinatit Metalurgjik Elbasan, me destinacion prodhim avulli për nevojat teknologjike të këtij kombinati. Ndërsa në vitin 1995 ky objekt kaloi në përbërje të SHA Kombinati Energjitik Elbasan.
Sipas kërkesës dhe studimit të fizibilitetit, shoqëria "Kurum" do të shfrytëzojë rreth 10% të aseteve së bashku me infrastrukturën e tyre, pasi do të instalojë makineri e pajisje të reja për prodhimin e energjisë elektrike. Në projekt "Kurum" parashikon të instalojë 3 (tre) agregate tip "Diezel", të cilët sigurojnë prodhimin e energjisë elektrike 45-55 MË. Investimi në total kap vlerën prej rreth 36 milion USD dhe do të ndikojë në përmirësimin e burimeve energjitike në shkallë vendi.
Kërkesa për prodhimin e energjisë elektrike në një rajon të rëndësishëm industrial, siç është Elbasani, kontribuon në rritjen e burimeve energjitike dhe furnizimin e vetë shoqërisë "Kurum", si një nga konsumatorët më të mëdhenj të energjisë në vend, si dhe të konsumatorëve të tjerë të zonës.
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin "Për miratimin e marrëveshjes së konçesionit, të formës "ROT", ndërmjet Ministrisë së Industrisë dhe të Energjitikës e Ministrisë së Ekonomisë dhe Shoqërisë "Kurum Internacional" SHPK, Tiranë, për Fabrikën e Oksigjenit në Elbasan". Objekti i kësaj marrëveshjeje është dhënia me konçesion e Fabrikës së Oksigjenit Elbasan, në formën "ROT" (rehabilitim-shfrytëzim-trasferim) për një periudhë 30 vjeçare. Ndërsa qëllimi i këtij konçesioni është rehabilitimi dhe operimi në kushte optimale për prodhimin e oksigjenit dhe gazrave të tjera teknike. Vlera totale e investimit, që parashikohet të realizohet nga konçesionari brenda 32 muajve nga fillimi i rehabilitimit, është 2. 275 000 USD.
Në marrëveshje është parashikuar gjithashtu që konçesionari merr përsipër të paguajë për një periudhë 18 mujore shumën prej 110 000 USD si pagë dhe si kontribut për sigurimet shoqërore për punonjësit që dalin të papunë nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje. Kjo gjë do të ndikojë në zbutjen e problemeve sociale për rreth 50 punonjës, që do të shkurtohen nga kjo fabrikë.