E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli:Prokuroria po mbyll dosjen e"9 janarit"

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli sulmon sërish Prokurorinë për mbyllje të dosjeve. Këtë herë shkak për kritikat e numrit dy të PD-së,Topalli kanë qenë hetimet për tragjedinë e 9 janarit."Prokuroria nuk mund të mbyllë dosjen e "9 janarit". Dosje kaq të rëndësishme nuk mund të mbyllen", tha Topalli.Sipas Topallit dosje kaq të renda nuk duhet të mbyllen asnjëherë Mbrëmjen e 9 janarit të vitit 2004,28 persona humbën jetën ndërsa tentonin të shkonin drejt Italisë me gomone. Kjo tragjedi ka qenë shpesh në qendër të kritikave të së djathtës kundër qeverisë socialiste, ndërkohë që në Shkodër anëtarët e Shoqatës "9 janari" kanë hyrë në grevë për zbardhjen e kësaj çështje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›