Të ndryshohet pozita e të rinjve

Duke pasur parasysh pozitën në të cilën gjenden sot të rinjtë në Kosovë dhe rrethanat socio-ekonomike në vend, me synimin për të kontribuuar pozitivisht te kjo shtresë e rëndësishme në shoqërinë Kosovare, sot po mbahet konferenca “Promovimi i Edukimit Jo Formal dhe Punëtorit Rinore si Profesion”.
Punimet e konferencës po organizohen nga Forum Syd Programi në Kosovë i mbështetur nga Agjencioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe institucionet e Kosovës.
Konferenca kishte për synim promovimin e rëndësisë së Edukimit Joformal dhe promovimin e profesionit te Punëtorit Rinor.
Ne konferencë morën pjesë pjesetarë nga shoqëria civile, donatorë, zyrtarë nga Ministritë për Arsim, për Rini dhe për Mirëqenie Sociale, duke përfshi edhe profesionistë që janë të involvuar në çështjet rinore./Indeksonline/