E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhemi feston mbylljen e vitit shkollor

Si gjithmone e kendshme dhe terheqese. Xhemi Shehu nuk mund te ishte ndryshe ne festen e mbylljes se vitit shkollor. Mbremjen e se martes, Universiteti Evropian i Tiranes ka festuar perfundimin e vitit akademik dhe se bashku jane mbledhur pedagoge dhe studente ne nje party, qe ka vazhduar deri ne oret e para te mengjesit. Dhe duke qene nje prej studenteve VIP, Xhemi ka merituar teresisht vemendjen e drejtuesve te universitetit, nje prej te cileve eshte edhe gazetari Henri Cili. Per me teper, qe pamja e saj e kendshme nuk mund te mos terhiqte edhe paparazzin tone, qe ka sjelle disa nga fotot e ceremonise. Se bashku me Xhemin ka qene edhe Eno Popi, gazetari qe gjithashtu ka merituar te jete ne tavolinen VIP, bashke me profesoret. Xhemi, me sa duket, nuk e ka harruar kohen kur ishte pjese e ekranit, ndaj edhe shoqeria me Enon ka baza te vjetra.

Ilda e pakenaqur me pamjen e saj?!

Kishim kohe, qe nuk e ndeshim Ilden ne baret e kryeqytetit. Me sa duket, kete periudhe e ka shfrytezuar per te bere disa dite pushime. Por, ja ku eshte kthyer Ilda dhe ndoshta kete radhe e pakenaqur me pamjen e saj. Paparazzi yne e ka fotografuar ish-protagonisten e "Big brother" gjate nje seance te parukierja. Nga sa shihet edhe ne foto gjithe problemi i Ildes qendron me floket. Ndoshta dielli i veres nuk i ka bere mire, ose ndoshta ka vendosur te ndryshoje serish pamje, pas fijeve te verdha, qe ajo beri kur doli nga shtepia e "Big brother".

Mevlan Shanaj, i dhene pas shtypit

Ne nje kohe, kur prodhimet kinematografike jane disi te limituara ne kohe dhe sasi, duket se pjesa me e madhe e regjisoreve kane kohe te mjaftueshme per t'u marre me ceshtje te tjera. Dhe keshtu ka ndodhur edhe me regjisorin Mevlan Shanaj. Paparazzi yne e ka fotografuar disa dite me pare, ne nje prej lokaleve te kryeqytetit, ku regjisori eshte teresisht i impenjuar me leximin e shtypit. Natyrisht shume njerez, ndersa pine kafen e mengjesit kalojne kohen duke u informuar per ngjarjet e dites. Ndoshta regjisori Shanaj, ndalet me shume ,se te tjeret ne faqet e kultures.

Jonida dhe Ervina behen shoqe

Dihet tashme, qe te gjithe protagonistet e "Big brother", pervec fames moren edhe nje tjeter perfitim nga ky reality- show. Dhe per Joniden, e cila ndonese nuk qendroi gjate ne shtepi, perfitimi ishte nje kontrate pune 1- vjecare. E duke qene pjese e gazetarise, nga sa shihet edhe ne foto, Jonida ka marredhenie te mira me artistet. Ajo eshte fotografuar nga paparazzi yne, ndersa ka qene nje mbremje ne lokalin "Tarracat", qe menaxhohet nga Rozana Radi dhe Ervina Kotolloshi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›