Qiriu i meshes rrafshon kishen
Vlore- Qirinjte shkrumbojne kishen 200 vjecare ne Narte te Vlores. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 11:00 te paradites se djeshme, kur banoret vune re shtellungat e tymit nga catia e objektit te kultit. Si rezultat, deri ne shuarjen e flakeve, jane djegur dhe dolen jashte perdorimit, pjesa me e madhe e afreskeve dhe pajisjeve ne brendesi. Demi ekonomik sipas drejtuesve te kishes eshte kolosal, pasi vetem nje shandan kushtonte 800 euro. Objekti ishte nje nder me te vjetrit ne kete zone dhe datonte i ndertuar ne vitin 1808.
Ngjarja
Banoret e Nartes ishin te paret qe vune re shtellungat e tymit qe dilnin nga catia e kishes, afer kambanave. Ne objekt, ne ato momente mesohet se nuk gjendej askush dhe dera ishte e mbyllur. Banoret kane hapur deren me force dhe kane pare vatra te medha flakesh qe shkrumbonin gjithcka brenda mureve. Menjehere eshte njoftuar reparti i Zjarrfikeseve te Vlores dhe Policia, ndersa vete jane perpjekur me mjete rrethanore, kova uji, dege pemesh e batanije, qe te shuanin zjarrin. Burime policore bene me dije se eshte dashur mese nje ore, qe situata te kthehej ne normalitet dhe te kalonte rreziku per shkrumbimin e metejshem te objektit.
Hetimet
Sipas prifterinjve te kishes me te vjeter te zones, demi i shkaktuar eshte kolosal. Rreth 90 per qind te objekteve kane dale jashte perdorimit, perfshi edhe muret e brendshme te objektit. Shume ikona dhe afreske murale kane dale jashte perdorimit. Per prifterinjte kisha nuk eshte me funksionale, pasi jane demtuar edhe tavanet dhe gjithcka e vlefshme brenda saj nuk ekziston me. Nje grup hetimor ka kryer verifikimet pas shuarjes se flakeve duke mbledhur deshmite e banoreve dhe prifterinjve. Nga hetimi paraprak mendohet se flaket kane rene si pasoje e qirinjve qe ishin lene te ndezur pas meshes te se dieles. Qirinjte mesohet se hidhen ne kosha pas meshes dhe nje prej tyre mund te kete shkaktuar zjarrin.
Zjarri, 30 minuta pas meshes
Cdo te diel ne Kishen e Nartes zhvillohej mesha me besimtaret e zones. Pas perfundimit secili prej besimtareve fik qiririn duke e hedhur ne koshin e plehrave dhe ketu duket se ka marre udhe ngjarja e dites se djeshme, sipas hetuesve. Me tej ka marre flake koshi me mbetjet duke u perhapur brenda kishes dhe shkrumbuar gjithcka ne brendesi. Mesohet se zjarri eshte vene re vetem 30 minuta pas mbylljes se deres se kishes. Prifterinjte u shprehen se ngjarja ishte aksidentale, pasoje e nje pakujdesie.