E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e te moshuares, kerkohet shqiptari

Uoterbari- Nje 21-vjecar shqiptar, emigrant i ligjshem ne SHBA se bashku me familjen, eshte shpallur ne kerkim nga policia, si i dyshuar per vdekjen e nje gruaje te moshuar. Ngjarja ka ndodhur ne 20 dhjetor te ketij viti, ndersa Ervis Mecollari u shpall ne kerkim para dy ditesh nga departamenti i Uoterbari, zona e Taun Plot ku banonte dhe viktima 85-vjecare, Laura D. Orso. Dyshimet per vrasjen e te moshuares sipas hetuesve bien mbi shqiptarin, qe prej dites se ngjarjes eshte zhdukur pa asnje gjurme nga shtepia ku banonte me dy prinderit e tij. Ai ishte fqinj me viktimen dhe mendohet se zhdukja e tij ka lidhje me ngjarjen. Drejtuesi i hetimeve, Neil O'Leary deklaroi se nuk ka nje akuze ndaj 21-vjecarit, por cilesohet si "person me interes" dhe per cdo informacion te sakte, shperblimi eshte bere nga 5 mije USD ne 15 mije. Mecollari eshte pare per here te fundit diten qe eshte vrare e moshuara, ndersa nje vajze e re rreth te 20-ve ka blere nje bilete autobusi per te me destinacionin, Florida. I riu ishte pushuar nga puna ne nje firme shperndarjesh te ushqimeve po diten e krimit, ndersa ishte fqinj me viktimen. Prinderit i thane policise se prej dates 20 dhjetor nuk e kishin pare djalin e tyre, ndersa ishin vendosur ne kete zone qe prej muajit tetor te ketij viti.

A.Q.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›