Mbyllet vdekja e lehones: Ishte ngjarje e papritur
Sarande- Ministria e Shendetesise i "ve" kapakun vdekjes se lehones 25-vjecare ne Maternitetin e Sarandes nje jave me pare. Rezultatet e analizave konkluduan ne diagnozen e Trombo Emboli Pulmonare, per humbjen e jetes se Enkelejda Osmanit tete dite pasi solli ne jete djalin e saj te dyte dhe femijen e trete. Nderkohe qe Prokuroria e Sarandes po vijon hetimet pas denoncimit te bere nga familjaret, per vepren penale te "mjekimit te pakujdesshem". Gjithashtu pritet te shprehen zyrtarisht edhe ekspertet e Mjekesise Ligjore ne Tirane. Dy dite me pare, specialiste te Ministrise se Shendetesise, ne analizen e organizuar nga spitali i Sarandes, kane verifikuar gjithe elementet e karteles mjekesore te se ndjeres, si shtrimi, kurimi, operacioni i lindjes, gjendja klinike pas operacionit, konsultat, analizat e kryera deri tek dhenia e ndihmes reanimatore, ne castin e vdekjes se papritur klinike te 25 vjecares Enkeleda Osmani. Pas perfundimit te mbledhjes foli edhe drejtori i Shendetit Publik te Sarandes, Arben Vogli. Ndersa ne kete analize moren pjese drejtori i Planifikimit Spitalor, Fedor Kallajxhi dhe specialistja reanimatore, Adriana Misja. Nuk munguan debatet dhe rezervat e shprehura nga disa mjeke, qe ne fund i lane rruge shprehjes perfundimtare te eksperteve. "U analizuan klinikisht te gjitha elementet, nga paraqitja e te ndjeres ne urgjence per arsye te fraktures ne kembe e deri ne momentin e vdekjes se saj per shkak te Trombo Emboli Pulmonare", tha Vogli.
Rezultati
Grupi arriti ne perfundimin se vdekja e Enkelejda Osmanit ishte e papritur dhe ngjarja konsiderohet e mbyllur, pa ndeshkuar asnje nga bluzat e bardha ne sherbim. Ne fund te mbledhjes drejtuesit jane mjaftuar me keshillime per permiresimin e kushteve ne maternitet dhe anes organizative per dokumentacionet.
Bardhyl Bejko
Rezultati
Grupi arriti ne perfundimin se vdekja e Enkelejda Osmanit ishte e papritur dhe ngjarja konsiderohet e mbyllur, pa ndeshkuar asnje nga bluzat e bardha ne sherbim. Ne fund te mbledhjes drejtuesit jane mjaftuar me keshillime per permiresimin e kushteve ne maternitet dhe anes organizative per dokumentacionet.
Bardhyl Bejko