"Mjeshtër i Madh” për dy humoristët shkodranë
TIRANE- Ata kanë mbi 50 vjet në skenë. Me bejte, parodi dhe kompozimet e tyre humoristike e satirike janë munduar që t’i mbush shpirtin me gaz popullit. Një jetë e tërë në skenën e humorit, për Gjosho Vasinë dhe Gëzim Krujën është nderuar sot nga presidenti i Republikës Bamir Topi me urdhrin "Mjeshtër i Madh". Ceremonia zyrtare ëhstë zhvilluar sot në ambientet e Presidencës.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, Kryetari i Shtetit i dorëzoi Urdhrin "Mjeshtër i Madh" aktorit Gëzim Kruja me motivacionin: "Për interpretim me nivel të lartë artistik dhe krijimtari të gjerë në fushën e artit të humorit shqiptar".
Ndërsa aktori Gjosho Vasija u dekorua me motivacionin: "Talentit dhe krijuesit të rrallë të skenës së humorit, që falë personalitetit dhe karakterit të fuqishëm, jo vetëm diti t’i rezistojë me fisnikëri përpjekjes së egër të diktaturës komuniste, por me humorin e tij u dha gëzim, dritë dhe shpresë njerëzve të thjeshtë dhe bashkëvuajtësve të tij në të gjithë vendin".
Në fjalën e tyre aktorët falënderuan Presidentin Topi për vlerësimin e lartë ndaj krijimtarisë dhe veprimtarisë së tyre artistike.
"Gjashtëdhjetë vjet në skenë jam munduar që t’i mbush shpirtin me gaz popullit që e kishte barkun bosh. Populli kishte dashur të na jepte gjithçka, shteti nuk dha asgjë për këtë popull. Erdhi koha dhe ne sot kemi një parfum lirie dhe demokracie", tha z. Vasija.
Artisti i njohur i humorit Shkodran, Gjosho Vasija është shquar më tepër për bejtet, paroditë dhe kompozimet e tij humoristike e satirike, të cilat i këndon me kitarë.
Aktori Gëzim Kruja lindi në Shkodër në vitin 1939. Gjatë 52 viteve në skenë ai ka luajtur rreth 1 mijë role, si dhe është autor i dy skenarëve filmash, 250 skeçeve, pjesëve gazmore dhe pantonima.
(s.g/BalkanWeb)