PS sot ne Parlament: Do diskutojme vetem per zgjedhjet
TIRANE-Partia Socialiste nuk do ta bojkotojë seancën e sotme parlamentare, por do të marrë pjesë në Kuvend për të diskutuar për hapjen e kutive. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme të grupit socialist në seliën e PS, ku u vendos që socialistat të jenë në sallën e Parlamentit, por nuk do të diskutojne për cështje të tjera përvec asaj për hapjen e kutive në kuadër të transparencës për zgjedhjet. Grupi shprehet pra, se tani e tutje do te jete nje marredhenie e kushtezuar, Parlament-PS. Ne keto kushte grupi socialist pas debatesh vendosi qe deputetet e PS te jene pjesmarres sot ne seancen parlamentare por do te qendrojne vetem 60 minutat e para qe i kushtohen diskutimeve te lira. Pritet qe PS te shprehe qendrimin e saj gjate ketyre minutave rreth kerkeses per trasnsparence te plote te zgjedhjeve te 28 Qershorit, ku kerkesa kryesore do te jete ajo per hapjen e kutive te votimit. Nje nga deputetet e mendimit ndryshe ne PS, Ben Blushi, i pari qe doli nga mbledhja e PS deklaroi shkurtimisht per mediat se "Sot u vendos ti jepet fund bojkotit te Parlamentit. E kam thene dhe me pare qe debati nuk behet me bojkotizma, por ne Parlament".
Deklarimit te pjesmarrjes se PS sot ne Kuvend i parapriu deklarata e kreut te socialisteve, Edi Rama ne fillim te mbledhjes se grupit.
Rama: Në parlament dhe në protesta për transparencën
Transperenca për zgjedhjet do të kërkohet nga socialistët në parlament dhe në protestat mbarëpopullore, kështu deklaroi sot kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në nisjen e mbledhjes së grupit të kësaj partie qe nuk zgjati as 1 ore. Grupi u mblodh për të diskutuar nëse deputetet socialistë do të shkojnë në seancën parlamentare të radhës që do të mbahet sot pasdite dhe perfundoi vetem disa minuta pas nisjes.
“Ne do jemi bashkë me popullin opozitar në protestë, ndërsa parlementi do të jetë vendi ku do të kërkojmë të drejtën e tranparencës dhe për asgjë tjetër pasi pa transparencën të gjitha të drejtat janë të mbyllura në kutinë e errët të keqqeverisjes”, u shpreh Rama ne fjalen qe hapi mbledhjen.
Sipas Ramës, PS do të vazhojë protestat pasi vendi është në një krizë që i ka rrënjët tek kutitë e 28 Qershorit. “Vendi është future në një krizë të thellë, kjo krizë i ka rrënjët në kutitë e mbyllura të 28 Qershorit. Po dëgjojmë përditë e më shumë gënjeshtra qeveritare dhe shqiptarët po kanë më pak mundësi për të jetuar”, tha Rama.
Duke u ndalur te kriza ekonomike, kryesocialisti Rama pohoi se, “ajo po thellohet dita ditës si pasojë e keqqeverisjes”.
Sipas tij, “i vetmi ilaç me efekt afatgjatë është tranparenca, duke filluar aty ku është deformuar vullneti i qytetarëve dhe ku ka filluar rrëshqitja e pandalshme e ekonomisë”.
Rama theksoi se kriza nuk fshihet me premtimet e qeverisë dhe se vetëm nëpërmjet trasnparencës bëhen realitet liritë. “ne do jemi bashkë me popullin në protesta, do e kërkojmë transparencën në parlament”, tha Rama.
Mbledhja e sotme e socialistave vjen pas refuzimit të nismës së tyre nga maxhoranca në seancën e 19 marsit, ligjvënësit socialistë janë vënë përballë një situate të re. Mbledhja perfundoi disa minuta pas nisjes, ku i pari nder deputete dhe i revoltuar doli Ben Blushi, por pas asnje deklarate per mediat.
Por, ajo çka kanë deklaruar ditet e fundit qartazi socialistët është se do të vijojnë protestat.
Një alternim i protestave popullore me jetën parlamentare është sugjeruar tashmë si një nga rrugët më të mundshme dhe më të mira nga figura të ndryshme të PS-së.
Nderkaq socialistët nuk do të marrin pjesë në komisionin hetimor të miratuar me votat e maxhorancës, por ndërkohë kërkojnë që PD-ja të tërheqë këtë vendim për t’i hapur rrugë kompromisit.
(d.b/BalkanWeb)