E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të paguash 16 mln trajnerin, absurde

Johan Krujf

Sipas lajmeve të “Marca”-s, Johan Krujf ka kritikuar ashpër mundësinë e Real Madridit për të paguar me 16 milionë euro nëse “Los Merengues” do të marrin Zhoze Murinjon si trajner. “është absurde të paguhet ajo vlerë për një trajner, Murinjo, Pelegrini apo kushdo qoftë”. Në lidhje me Pelegrinin, Krujf deklaroi: “Ai ka dëshmuar punë të mirë gjatë karrierës së tij si trajner. Ai e bëri Vijarrealin të luajë shumë mirë dhe një njeri i vetëm nuk mund të ndryshojë gjithçka në Madrid brenda ditës”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›