Maradona: Interistët? Më vjen keq vetëm për Gagon
Pas vetëm 24 orësh nga kritikat e para, vjen përgjigjja e shumë pyetjeve të të pasionuarve të futbollit argjentinas në lidhje me 30 të grumbulluarit e listës së Diego Armando Maradonës për Botërorin 2010. Shpjegime të shkurtra dhe mungesë dëshire për të polemizuar, trajneri i Argjentinës sqaron mosthirrjen e Zanetit dhe Kambiasos. “Nuk e ndjeva të nevojshme të paralajmëroj asnjë nga të përjashtuarit. Këtu trajneri jam unë dhe nuk kam pse t’i jap shpjegime askujt, u shpreh Maradona. Lista definitive është 95% e vendosur, mbetet vetëm ndonjë dyshim i vogël, thjesht detaje”, ka siguruar trajneri. Maratona ka demonstruar njëfarë keqardhjeje vetëm për lënien e Gagos jashtë skuadrës. “Më vjen pak keq vetëm për të. Ishte një nga njerëzit e mi, por ka luajtur shumë pak gjatë këtij viti, sepse ndryshe do ta kisha grumbulluar”, thekson Maradona në përfundim të prononcimit të tij.
#