Murinjo: Herët a vonë do ta drejtoj Realin e Madridit
I mrekullueshmi Zhoze Murinjo. Të gjithë flasin. Për mirë; shumë. Për keq; shpesh. Ka nga ata që e denoncojnë, si ai qytetari i Saranos për “nxitje të dhunës”, ndërsa një popull i tërë zikaltër do të bënte çmenduri për të. Edhe ndonjë president i pasur klubi, shumë ziliqar ndaj Moratit, është gati të propozojë një kontratë fantashkencore. Por Muo mendon vetëm për Sienën dhe për Madridin, në sensin e finales së Champions League. Aq shumë, sa që dje në mëngjes ka kaluar përtej portave të qendrës sportive "Anxhelo Morati" për të blerë në një tezgë jashtë Pietinës një duzinë me bluza me mbishkrimin “Vamos a Madrid!”, nën imazhin e tij të pagabueshëm. Ndoshta për t’ia dhuruar ndonjë miku, sepse më 22 maj do të shkruhet historia. Më malinjët prezantohen me interpretime të ndryshme; ndoshta sinjali i një lamtumire? Megjithatë, trajneri portugez priret të vërë në dukje: “Ata që shkruajnë, se unë e paskam një këmbë e gjysmë në Spanjë dhe gjysmën në Milano, ia fusin kot”, iu përgjigj njërës prej shumë pyetjeve në një intervistë të dhënë të mërkurën. Muo thekson: “Do ta drejtoj Realin e Madridit. Kam drejtuar një skuadër të madhe në Angli. Drejtoj një të madhe në Itali, do drejtoj një të madhe në Spanjë”, është përgjigjja e zgjuar e tij, që u qep gojën të gjithëve. Kam fituar gjithçka në tre vende; nuk më mungon asgjë. Por më vjen të qesh kur dëgjoj disa presidentë, që më krahasojnë me trajnerët e tyre, që nuk kanë fituar as edhe një kupë në Toskana apo Rexhio Kalabria”, shton me ironinë e tij të zakonshme. Trajneri i Interit nënvizon se në Itali nuk pëlqen hipokrizinë e futbollit. “Njerëzit vijnë tek unë, më rrahin shpatullat, më buzëqesh dhe më thotë: ‘Je më i miri, je i madh, ec përpara kështu’. Pastaj sapo gjejnë mundësinë, më sulmojnë. Më kanë kërkuar një autograf, një foto me ta dhe më pas ndryshojnë papritmas. Mua nuk më pëlqen kjo. E bëjnë edhe disa trajnerë”. Ndërkohë që Morati i trembet largimit të trajnerit dhe i ka hedhur sytë nga Kapelo. Po ashtu, mediat janë të fokusuara, pasi flitet për një revolucion tek Interi, ku mund të vijnë Xherrard, Vargas e Sanja, ndërsa mund të ikin Zhulio Sezar, Baloteli, Muntari dhe Maikon.
#