Loriku, ylli i Sandërlendit në sezonin 2009-10 sipas tifozëve
Lorik Cana ka fituar çmimin “Star Man” (“Lojtari më i Mirë”) për sezonin 2009-‘10 te Sandërlendi, sipas votimeve të tifozëve të klubit anglez në faqen zyrtare në internet. Mesfushori kuqezi ka fituar 14 nga 42 anketat e zhvilluara në këtë edicion, duke lënë mbrapa futbollistë si Kreig Gordon dhe Andi Ried (pesë herë fitues). Triumfi i fundit i kapitenit të “maceve të zeza” ishte në ndeshjen që mbylli kampionatin në Premiership kundër Volverhemptonit, ku 36.5 për qind e votuesve e votuan për paraqitjen e tij. Cana ka deklaruar: “Ky çmim është mjaft i rëndësishëm për mua. Jam shumë mirënjohës dhe dëshiroj t’i falënderoj tifozët për mbështetjen e tyre gjatë sezonit tim të parë në Angli”. Shqiptari foli edhe për të ardhmen dhe për mundësinë e transferimit në një skuadër të madhe: “Pas një apo dy vitesh mund të kaloj te një prej katër ekipeve më të mëdha angleze. Kam kontakte me trajnerin e Arsenalit, Venger”.
#