Kapelo: Anglia në finale, ose do të ishte një dështim
Mungojnë afro katër javë nga starti i Botërorit 2010, por situata rreth Kombëtares angleze nuk është e qetë. Lista e madhe e lojtarëve që Fabio Kapelo përzgjodhi ka hapur shumë polemika. Trajneri, misioni i të cilit është të rikthejë në ishull një trofe që mungon prej vitit 1966, është shndërruar në shënjestrën e mediave. Aleks Ferguson, armiku i tij i betuar, kërkon stolin e “Tre Luanëve” për Olimpiadën 2012, marrëdhëniet me Liverpulin e Benitez janë të komplikuara, ndërsa opinioni sportiv mendon se portierët nuk kanë nivelin e duhur për aktivitetin më të rëndësishëm dhe se mosha mesatare e skuadrës është shumë e madhe. Të gjitha këtyre u shtohen edhe dëmtimet. Gjendja e Uejn Runit dhe Stiven Xherard nuk është e qartë, Glen Xhonson dhe Ashli Kol kanë tri muaj që punojnë të rikuperohen, Rio Ferdinand ka probleme me shpinën, ndërsa Devid Bekam, pas dëmtimit, do të jetë në Afrikën e Jugut si pjesëtar i stafit. Një makth. Sikur këto të mos mjaftonin, në listën e lojtarëve me probleme është shtuar Xhon Terri, i cili ka një problem me ligamentet. Pas kontrollit mjekësor u mësua se kapiteni i çelsit nuk ka pësuar asnjë dëmtim serioz dhe do të luajë në Botërorin 2010.
E fillojmë pikërisht nga Terri: një lojtar i madh, por tani është ish-kapiten…
është një prej atyre lojtarëve që bëjnë diferencën, një lider i vërtetë.
çfarë ndodhi në të vërtetë mes jush?
Isha në Itali, më telefonuan për të më treguar atë që ndodhi. U mendova dhe më pas u takova me Xhonin për të biseduar. Ai është i rritur, por mbi të gjitha një njeri serioz. U pamë në sy. I thashë: kapiteni duhet të jetë një shembull për të gjithë. Nuk mund të të lejoj ta mbash më shiritin.
Tradhtia ndaj një shoku, duke pasur një histori me të fejuarën e tij, a mund ta prishë harmoninë në dhomat e zhveshjes?
Kjo është një prej shumë ngjarjeve që ndodhin në jetë. Ju lutem, a mund të flasim për futbollin.
Cilët janë liderët tek Anglia juaj?
Lampard, Ferdinand, Runi, Xherard. Unë kam nevojë që ata të jenë të gjithë në krahun tim.
E ndjeni mbështetjen e tyre?
Sigurisht.
Mendoni se Runi është sulmuesi më i mirë në botë?
Runi është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë.
Sa të vështirë e keni të bashkëjetoni me gazetat britanike?
Nuk është e thjeshtë. çdo ditë ato sajojnë ndonjë lajm. Arrijnë të ndikojnë tek opinioni publik, por më duhet të pranoj se e kanë të qartë atë që kërkon shoqëria në përgjithësi.
Anglezët thonë se do ta fitoni ju botërorin. Ndiheni më tepër nën presion?
Jo. Kjo është pjesë e lojës dhe unë e pranova postin e trajnerit pikërisht për këtë arsye. Për mua do të ishte një dështim, nëse nuk do të arrinim deri në finale.
Si e rindërtuat Anglinë?
Duke punuar në aspektin psikologjik. Diskutova gjatë, vendosa rregulla dhe u riktheva të gjithëve krenarinë për këtë fanellë. Kur erdha, shikoja lojtarë “të shuar”, të frikësuar, të cilët nuk ndiheshin të lidhur me përfaqësuesen. Vërtet shumë e çuditshme. Shtrëngova bulonat, imponova seriozitet dhe grupi u forcua.
Anglia në finale. Po rreth të tjerave çfarë mund të thoni?
Në Botërorin 2010 luajnë shumë skuadra të talentuara. Mund të them Argjentina, Spanja, por mbi të gjitha Brazili. “Seleçao” është një skuadër e blinduar.
#