Të paktën 24 të vdekur nga lëshimi i raketave amerikane
Peshauar - Të paktën 24 persona u vranë dje nga lëshimi i dy raketave amerikane në zonat fisnore në veriperëndim të Pakistanit, bënë të ditur sot zyrtarë lokalë. ''Dy raketat e lëshuara nga avionët pa pilotë goditën një kamp stërvitor të talebanëve në zonën fisnore të Kurramit, në afërsi të kifirit afgan'', deklaruan zyrtarët, citon AFP.