E Diel, 1 Nëntor 2026

Te papunet, zyrtare 185 mije veta, por ka te padeklaruar

Te papunet ne vendin tone jane plot 185 mije veta, ose rreth 13.5 per qind e forces se afte per pune. Matjet e fundit te INSTAT, tregojne se niveli i papunesine ne Shqiperi nuk ka ndonje ndryshim me nivelin e papunesise nga dy vite me pare. Shkalla e papunesise nga qershori 2008 eshte 13.5%. Por treguesi i papunesise eshte edhe me i larte, deklaron INSTAT, per shkak se evidentimi ne sektorin privat ka qene i veshtire. Fenomeni eshte me shume i perhapur ne grupmoshat e reja deri ne rreth 30 vjec. Ky tregues, per meshkujt e grupmoshave te reja deri ne 29 vjec eshte me i larte krahasuar me femrat. Drejtoresha e Pergjithshme e INSTAT, Ines Nurja, tha se, deri tani, informacioni mbi punesimin, papunesine dhe popullsine inaktive ne Shqiperi bazohet kryesisht ne deklarimet e ndermarrjeve dhe testimeve nga burime alternative si Zyra e Punes, Regjistrimi i Popullsise etj., por keta tregues jane relativisht te plote vetem per sektorin publik, pasi nuk mund te thuhet e njejta gje per sektorin privat bujqesor dhe jobujqesor. "Burimet e mesiperme nuk mund te sigurojne informacion real mbi shkallen e kerkimit aktiv te punes, menyrat e kerkimit dhe shkallen e inaktivitetit ne tregun e punes, te cilat kushtezojne direkt hartimin e politikave te duhura mbi punesimin dhe trajnimin e te papuneve", theksoi Nurja. Ne baze te te dhenave te Anketes per Forcen e Punes 2007, popullsia ne moshe 15-64 vjec perben 88% te popullsise.

B.Hoxha


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›