Duckallari: Te unifikohet e majta
Partia Demokracia Sociale u beri thirrje partive opozitare te bashkohen per te bere te mundur fitoren e saj ne garen elektorale te 2009, e cila do te sillte dhe largimin e kesaj mazhorance nga pushteti. Sekretari Politik ne PDS, Artur Duckollari, duke marre shkas nga indiferenca qeveritare ndaj grevisteve te Gerdecit, deklaroi se "Kryeministri Berisha me qeverisjen e tij te korruptuar u vrau te afermit, u shkaterroi shtepite dhe u prishi jeten dhe tashme po permbush misionin e tij fatzi, mbase edhe per faktin se deri me tani ka pasur perballe nje opozite te paqarte qe pikerisht ne rastin e Gerdecit i dha oksigjen qeverisjes se deshtuar te se djathtes". Sipas tij, paktet e erreta nuk mund dhe nuk duhen te erresojne te ardhmen e popullit shqiptar. Per kete arsye, Duckallari vleresoi se, "duke i shkurtuar ditet e qeverisjes se Berishes, opozita do te beje sherbimin e pare ndaj njerezve qe i besojne, e gatshme per te perballuar te gjitha sfidat e mandatit 2009-2013. Unifikimi i te majteve dhe jo formulat elektorale te ndarjes eshte sfida e opozites sot, per te bere te besueshem projektin e saj fitues ne perballjen politike te radhes". O.XH