Rama i kunderpergjigjet Berishes per inaugurimet
Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, ka gjetur rastin t'iu pergjigjet dje deklaratave te Berishes, bere disa dite me pare ne Kukes, me teme inaugurimet. Gjate ceremonise se perfundimit te rikonstruksionit ne shkollen "Bajram Curri" ne Tirane, Rama ftoi Kryeministrin Sali Berisha qe te merrte pjese ne inaugurimin e ardhshem, ne menyre qe ta kuptonte me te vertete se c'do te thote "inaugurim". "Duke qene se Kryeministri ngeli rrugeve dhe nuk po inauguron dot asgje, sepse asnje pune nuk ka mbaruar dot, une e ftoj qe te vije dhe te marre pjese ne inaugurimin e shkolles tjeter", u shpreh kryetari i Bashkise, Edi Rama. Sipas tij, inaugurimi i shkolles "Bajram Curri" i jep Tiranes nje tjeter shkolle dhe u jep prinderve te Tiranes dhe prinderve te te gjithe Shqiperise garancine per standardin e shkollave qe permban vizioni per Shqiperine evropiane. Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranes, investimi me vlere mbi 708 mije euro do te beje qe te zvogelohet numri i nxenesve per klase dhe femijet te mund te mesojne ne ambiente te lirshme dhe kushte me te mira. L.N