E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Imunitetin e dorezova qe me 15 mars"

Per te fundit here, ish-ministri i Mbrojtjes u mbrojt para Kuvendit dje, duke deklaruar se nuk ka pergjegjesi per tragjedine e Gerdecit. Me trishtim dhe keqardhje per koleget qe nuk i dolen ne krah ne nje moment te tille te veshtire, e nisi fjalimin e fundit me imunitet, ish-ministri republikan. Me tone kritike, ai iu drejtua deputeteve te te gjitha kaheve politike, qe per hir te nje lufte te degraduar politike, per muaj te tere vijuan me akuza e shpifje. Pa permendur emra konkrete, Mediu nuk mundi te fshehe zhgenjimin per te gjithe ata qe si ndenjen prane ne dite te tilla. "Kane qene disa prej jush nga pozita dhe opozita, qe me dhane kuraje, e me afruan miqesi. Ata ishin me te paket sesa i prisja, por qe i vleresoj shume. I kam kaluar keto muaj me nje eksperience te dhimbshme, me akuza e shpifje. Pa shanse per te shkuar ne komisione e folur per te verteten. Por, ndoshta keshtu eshte", u shpreh Mediu para deputeteve.

Ne fjalen e mbajtur ne foltore, para deputeteve, deputeti republikan theksoi se imunitetin e ka dorezuar qe me 15 mars, si nje akt moral, pasi u shfajesua se nuk ka asnje pergjegjesi ligjore per tragjedine qe u mori jeten 26 personave ne Gerdec. "Jam me i interesuar se kushdo qe te mesoj te verteten. Por dhe i bindur se nuk kam pergjegjesi ligjore, po si zyrtar i larte nuk anashkaloj pergjegjesite morale", tha Mediu. Ish-ministri nenvizoi disa here para deputeteve faktin se nuk i intereson aspak imuniteti, por hetimi mbi tragjedine. Madje, ai e konsideroi debatin politik e luften per heqjen e imunitetit si nje prove shume te rende per te, por ama qe nuk do t'i zbehe pasionin qe ka te politika e aq me pak te humbe besimin te vetja. "Une do te jem ne krah te se djathtes dhe republikaneve. Nuk terhiqem", tha me vetebesim Mediu. Njera pas tjetres, ai rrezoi te gjitha akuzat e Prokurorise se Pergjithshme per shperdorim detyre e pergjegjesi. Ish-ministri u shpreh se si cdo kush me pare, dhe ai mund te qendrore ne postin e ministrit dhe ta perdorte imunitetin si mburoje politike, por nuk e beri se do te ishte e padrejte perballe qytetareve. "Kam degjuar gjate analiza, fyerje e qendrime po nuk reagova. Madje kerkuat te mbyll dhe gojen e mos flase, pse jo te benit gjyqe si ne kohen e komunizmit", vijoi Mediu. Ish- ministri theksoi se e verteta do te zbardhet dhe se ate nuk mund ta fshehin keqinterpretimet e qellimshme. "Per te gjithe ata qe duan te verteten, une si minister kam zbatuar vetem ligjin, duke e konsideruar demontimin e armeve si ceshtje prioritare, nuk kam pasur asnje marredhenie me Delijorgjin dhe Gerdeci si zone per demontim u zgjodh pas negociatave nga Forcat e Armatosura", perfundoi Mediu. R.Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›