Topalli, dhurate Kushtetuten nga kosovaret
Nje delegacion i Kuvendit te Kosoves i dhuroi dje Kushtetuten e Kosoves, Kryetares se Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli, gjate nje takimi ne Tirane. Zonja Topalli tha se pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes, Shqiperia dhe Kosova jane ne nje nivel te ri e me te larte bashkepunimi. Topalli tha se te dy shtetet, Shqiperia dhe Kosova, duhet te rrisin nivelin dhe ritmin e shkembimeve politike dhe ekonomike, pasi raportet mes tyre jane te nje natyre shume te vecante. Ajo u shpreh se Shqiperia do te vazhdoje lobimin per njohjen e shtetit te Kosoves. Ne delegacion moren pjese disa deputete te Kosoves, te cilet u shprehen se u jane shume mirenjohes institucioneve te Shqiperise, per mbeshtetjen e dhene ne rrugen drejt pavaresise dhe per njohjen e shtetit te ri nga vendet e tjera.