E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të pastrehët e Fierit, debate në Këshillin bashkiak

Ndarja e banesave sociale në Fier është kthyer në një mollë sherri mes kryetarit të këshilltarëve të djathtë, Vasil Ndreko dhe kreut të Bashkisë Baftjar Zeqaj. Shkak për këtë përplasje është bërë mungesa e të gjitha firmave në listën e afishuar për të pastrehet.
 

Sipas kreut të grupit te keshilltareve të djathtëve, Vasil Ndreko, në listë gjendet vetëm firma e kreut të bashkisë, ndërsa mungojnë firmat e 6 anëtarëve të tjerë të komisionit, që e bëjnë këtë vendim sipas tij të paligjshëm.
 

Pas kësaj deklarate i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryebashkiakut Zeqaj, i cili ka hedhr poshtë të gjitha pretendimet e përfaqësuesit të aleancës për qytetarin.
 

Cështja e ndarjes se banesave sociale është trajtuar shpesh here si një problem mjaft i mprehtë në mbledhjet e shkuara të Këshillit bashkiak. Kjo ceshtje ka mbetur e bllokuar prej kohësh, si pasojë e ngercit të krijuar në organet e pushtetit vendor.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›