E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eagle Mobile, dhurata për fituesit e lojës “Gol”

Emocioneve të ndeshjeve të kampionatit Euro 2012, i janë bashkuar edhe emocionet e shumta që Kompania Eagle Mobile dhe ALBtelecom ka ofruar për të gjithë abonentët e operatorëve fiks dhe celularë të këtyre kompanive, duke shijuar dhuratat e shumta. Mbi 60 fitues kanë përfituar 9 i Pad, 28 paketa Eagle Life 2500 dhe 28 paketa ALBtelecom I-fiks 2399 falas për një vit.
 

Fituesit kanë qenë pjesë e lojës promocionale "Gol", ku abonantëve ju ofrua mundësia për të parashikuar rezultatin e ndeshjeve të përzgjedhura nga Eagle Mobile dhe personat që parashikuan rezultatet e sakta të ndeshjeve gjatë gjithë kampionatit janë bërë fitues të dhuratave me metodën rastësore.
 

Në ceremoninë e shpërndarjes së dhuratave për fituesit ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile ,Orhan Coskun, si dhe Drejtori i Grupit Të Marketingut dhe Shitjeve, Orkunt Yozgat. Loja promocionale "Gol" u zhvillua ndërmjet datave 8 Qershor dhe 2 Korrik. Albtelecom dhe Eagle Mobile vazhdimisht kanë qëndruar pranë abonentit, duke i shpërblyer ata si me oferta e çmime, ashtu edhe me shërbime dhe dhurata të ndryshme.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›