E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne pranga, perdhunoi te mituren

KAVAJE - Nje e mitur eshte perdhunuar nga nje 18-vjecar, ne Kavaje. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Drejtorise se Policise se Tiranes, sipas te cilave ne pranga eshte vene Paris Sula, 18 vjec, nga Kavaja. Policia tha se, vajza me inicialet D. H., vetem 14 vjece eshte bere objekt i dhunes seksuale nga djali i ri. Burimet kane shtuar se ai ka abuzuar me te duke kryer marredhenie seksuale, me force. Denoncimi ne polici eshte bere nga prinderit e vajzes, te cilet kane vene re qe ajo kishte ndryshuar. Pas denoncimit te marre nga uniformat blu, eshte organizuar operacioni per prangosjen e te dyshuarit, i cili eshte arrestuar pak ore me pas, ne afersi te baneses se tij, ku eshte derguar ne ambientet e komisariatit, per t'u marre ne pyetje, per denoncimin e bere ndaj tij.

Perdhunimi

Paris Sula, pasi i kishte mbushur mendjen vajzes 14-vjecares, D. H., kishin dale se bashku. Sipas policise, dy te rinjte kishin dale ne periferi te qytetit duke bere shetitje. Por ne nje moment kur ne vendin ku ishin ata nuk kishte njeri, i arrestuari kishte kerkuar me teper nga vajza. Por e mitura nuk ka pranuar, duke kundershtuar kerkesen e 18-vjecarit, i cili i ndodhur perballe kesaj situate kishte vendosur te perdorte forcen. Duke qene me i madh ne trup dhe me i fuqishem, ai e ka perdhunuar 14-vjecaren e cila me gjithe kundershtimet e saj, nuk ka mundur te shpetoje.

Denoncimi

Pas ngjarjes se rende e mitura ka shkuar ne shtepine e saj, ku ka gjetur mamane. Kjo e fundit ka vene re menjehere qe ajo kishte ndryshuar. Pasi ka mundur te mesoje cfare kishte ndodhur me te, ajo se bashku me te bijen i eshte drejtuar policise, duke bere denoncimin. Keta te fundit sapo kane marre deklaraten e te mitures, jane nisur ne kerkim te te dyshuarit, i cili eshte gjetur ne afersi te shtepise se tij. Menjehere mbi Sulen, jane vene prangat dhe eshte derguar per ne qeli. Gjate marrjes ne pyetje ai nuk ka pranuar qe te kete perdhunuar 14-vjecaren D. H., duke hedhur poshte denoncimin e saj. Policia tha se, pritet dhe raporti i eksperteve te cilet kane kontrolluar te mituren.

Kodi Penal: Marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur

Kryerja e marredhenieve seksuale ose homoseksuale me femije te mitur, qe nuk ka arritur moshen katermbedhjete vjec ose me te mituren qe nuk ka arritur pjekurine seksuale, denohet me burgim nga shtate deri ne pesembedhjete vjet. Kur marredhenia seksuale ose homoseksuale kryhet ne bashkepunim, me shume se nje here ose me dhune, ose kur i jane shkaktuar femijes se demtuar pasoja te renda per shendetin, denohet me burgim nga pesembedhjete deri ne njezet e pese vjet. Kur vepra ka sjelle si pasoje vdekjen ose vetevrasjen e femijes se mitur denohet me burgim jo me pak se njezet vjet.

Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›