E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arme dhe droge, kapet i riu

KAVAJE - Arme dhe droge, arrestohet ne flagrance nje i ri. Ka qene Policia e Kavajes qe ka arrestuar Gerald Pezakun, 20 vjec, nga ky qytet, pasi gjate nje kontrolli i eshte gjetur nje sasi lende narkotike, e llojit kanabis sativa si dhe nje pistolete me mulli. Efektivet e policise lokale, kane ndaluar te riun, per te cilin kishin informacione se, 20-vjecari Pezaku, kishte me vete 220 gram kanabis sativa si dhe nje arme. Burimet nga uniformat blu, te qytetit Kavaje, thane se kishin marre informacione ne rruge operative per te riu, se shperndante lende narkotike. Gjate kontrollit te ushtruar ndaj Pezakut, policia ka gjetur dhe sekuestruar si prova materiale, nje pistolete me mulli, dy fisheke pistolete te kalibrit 9 milimeter, 220 gram lende narkotike e dyshuar kanabis sativa si dhe 74 gram perzieres, te drogave te ndryshme. Pas arrestimit ne flagrance, 20-vjecari eshte derguar ne ambientet e policise lokale ku eshte marre ne pyetje ne lidhje me lenden narkotike, per te bere te mundur gjetjen e burimit te saj. Policia eshte duke hetuar per te gjetur burimin e droges. Burimet zyrtare thane nje dite me pare, se dosja me materialet ne ngarkim se te arrestuarit i kane kaluar Prokurorise se Kavajes. Ndaj te riut, eshte deklaruar se jane ngritur akuzat e "prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake" dhe "prodhimit dhe shitjes se narkotikeve".

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›