Trafik droge, denohet dy kosovare
ZVICER - Dy vellezer nga Kosova, jane denuar me burg pasi jane akuzuar per transport dhe shitje lendesh narkotike. Media zvicerane ka bere te ditur se, nje gjykate ne Zvicer ka denuar vellezerit Ragip dhe Kemal Shabanin nga Kosova. Ragip Shabani, eshte denuar me 15 vjet burg per drejtimin e nje nga hallkave me te medha te shitjes se heroines ne Evrope. Nderkaq qe gjykata ka denuar edhe vellane e tij Kemal Shabanin me dy vjet burg me kusht. Ai do paraqitet ne burg, vetem nese kryen ndonje krim tjeter ne tre vitet e ardhshme. I padituri i trete, babai Tarik Shabani eshte shpalle i pafajshem. Te dy vellezerit nga Kosova, ishin denuar per perdorimin e bazes se tyre, ne nje shtet te Evropes Juglindore per te importuar 1.5 tone heroine nga Turqia dhe me pas per ta shitur ate ne vende te ndryshme te kontinentit.