E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksist per ne Greqi, kapet me 4 kg heroine

A. Cena/Xh. Beharaj

Tirane - Tentonte te kalonte kufirin ne drejtim te Greqise, por perfundon ne pranga, pasi i gjenden ne makine 4 kilograme heroine. Blenard Grembi, 26 vjec, eshte vene ne pranga ne doganen e Kakavijes, pasi ne makinen e tij, jane gjetur jo pak, por 4.145 kilogram heroine, me destinacion Greqine. Operacioni eshte bere nga antikrimi i organizuar, nderkohe qe lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Policise se Shtetit. Ka qene operacioni i koduar "Taksisti", qe ka vene ne pranga te riun, qe dyshohet se nuk e ka per here te pare, trafikun e lendeve narkotike ne drejtim te shtetit helen. Grembi sipas te dhenave te Policise se Shtetit, eshte arrestuar qe mengjesin e dy diteve me pare, ne oren 09:15 minuta, por lajmi eshte bere i ditur vetem mengjesin e djeshem. Nderkaq qe hetimet jane duke u bere nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ne kryeqytet, pasi dyshohet per nje rrjet te gjere te trafikut te lendeve narkotike.

Prangosja

Mengjesi i dy diteve me pare ka qene fatal per Blenard Grembin, nga fshati Zharres i rrethit te Fierit. Ky i fundit ishte nisur ne drejtim te Greqise, rruge qe sipas te dhenave, e bente shpesh, pasi punonte si taksist. Por ne Piken e Kalimit Kufitar te Kakavijes, uniformat blu e kane ndaluar ate. Fillimisht Grembi eshte ndaluar, per probleme ne dokumentet e kalimit kufitar, qe sipas policise, nuk i kishte ne rregull. Por nuk ka vonuar shume kur eshte zbuluar dhe shkaku i vertete per te cilen ishte ndaluar. Ne Piken e Kufitare, kane mberritur agjentet e seksionit te antidroges se Policise se Gjirokastres, qe kane nisur kontrollet ne makinen e 26-vjecarit. Pikerisht gjate ketij kontrollit, uniformat blu te antidroges, kane gjetur dhe sasine prej 4.145 kilogram lende narkotike heroine. Menjehere me pas, ai eshte vene ne pranga ne flagrance, per akuzen e "trafikut te lendeve narkotike".

Hetimet

Dhe pse arrestimi i Grembit, u be dy dite me pare, lajmi per prangosjen e tij, u deklarua vetem dje. Kjo pasi policia ishte duke hetuar per bashkepunetoret e tij. Fillimisht antidroga e Gjirokastres e ka mbajtur te fshehte arrestimin dhe kishte njoftuar koleget e Fierit per te ushtruar kontroll ne banesen e te arrestuarit, ne fshatin e Zharrez, Fier. Nga kontrolli i bere prej tyre nuk eshte gjetur asgje. Ne oret e mbremjes se dy diteve me pare, ne Fier, kane mberritur dhe efektivet e Gjirokastres te cilet kane ushtruar nje tjeter kontroll ne shtepine e 26-vjecarit dhe ne disa banesa te tjera. Te afermit e Grembit, rreth ores 15:00 kane shkuar ne polici, ku kane kerkuar te dinin, se perse ishte ndaluar Blenard Grembi. Por shpjegimi i policise i ka lene pa fjale ata, duke u larguar per ne banesat e tyre.

4 kilogram

Heroine jane bllokuar dy dite me pare ne piken e kalimit kufitare te Kakavijes, ne nje makine qe kishte si destinacion shtetin helen. Ne pranga per kete trafik eshte vene nje 26-vjecar nga Fieri.

Kakavije

4 kg e 145 gram heroine

1 makine "Mercedes Benz"

500 euro dhe 8.000 leke

3 aparate celulare

Kavaje

220 gr kanabis sativa

1 pistolete me mulli

2 fisheke pistolete 9 mm

74 gram perzieres


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›