Te pathenat e festivalit te RTSH
Pirro çako braktiset nga Rona Nishliu, e këndon vetë këngën në festival Rona u kërkon falje fansave dhe i fton ta ndjekin në programet e festave të fund vititKa qenë një konkurrim i papritur ai i kantautorit Pirro çako, i cili këndoi natën e parë të Festivalit të Këngës në RTSH-, në kategorinë “Big”. Pas tërheqjes nga bashkëpunimi dhe festivali, i këngëtares Besa Kokëdhima, Pirro ra dakord me këngëtaren kosovare Rona Nishliu, për të konkurruar bashkë në këtë edicion. Ndaj u duk çuditshme, kur ndërsa pritej që në skenë të dilte Rona, në fakt doli vetë Pirro. I ulur në një piano, ndërsa këndoi këngën me vargjet e Ardit Gjebresë “Një tjetër jetë”, Pirro çako është tashmë në garë. Nuk ishte në listat e bëra publike fillimisht nga Televizioni Publik Shqiptar, ndërkohë që mungonte në provat gjenerale të organizuara të enjten paradite në Pallatin e Kongreseve. Thuhet se tërheqja e Ronës në momentet e fundit, ka qenë për faktin se ajo do të marrë pjesë në edicionin e ri “Top Fest”, që pritet këtë vit të organizohet “live”. Ndërkohë që Rona Nishliu për momentin ndodhet në Shkup, por ka hezituar të paktën deri tani për të treguar vetë detaje. Ndërkohë në faqen e saj për fansat në “facebook”, ajo u ka kërkuar falje për mos marrjen pjesë në festivalin e RTSH-së, ndërsa i fton të ndjekin daljet e saj në programet festive në televizionet shqiptare, të cilat si çdo vit me siguri do të jenë të veçanta.Kujdestaria e djalit shtyn gjyqin e divorcit për vitin 2010Ndërkohë që kënga që Pirro ka kënduar në festival, ka qenë gjithashtu e ndjerë dhe me vargje prekëse. Edhe pse vargjet kësaj herë janë shkruar nga Ardit Gjebrea, aludohet sërish për një dedikim tjetër për Inva Mulën, pas këngës “Zemër e pakurdisur”, kënduar nga Soni Malaj në “Kënga Magjike”. Dy artistët e njohur janë ende në proces gjyqësor. Gjyqi i planifikuar për datë 21 dhjetor është shtyrë sërish, ndërsa është caktuar një tjetër. Pjesa më delikate e çështjes gjyqësore mbetet kujdestaria e djalit të tyre Anthony, që kërkohet me ngul nga të dy artistët.Bojken Lako - Tani e tutje vetëm muzikë, nuk kthehem më në televizionNë garë me shumë këngëtarë të rinj, që në festivalet e “Top Fest” e kanë parë si drejtorin e tyre. Tani pas kuintave do të jenë të barabartë për të lakmuar mbase dhe të njëjtin çmim. Bojken Lako thotë se pas largimit në “Top Channel”, nuk do të bëjë më rikthim në televizion, por vetëm muzikë: Bojken konkurroni në festival me një këngë me shumë dashuri. Tri herë “Love, love, love”. Kujt ia kushtoni?Teksti është real, në kuptimin që flas për një botë pa luftë, pa uniforma, pa kufij. Kjo është shumë e realizueshme nëse ka dashuri.I besoni vërtet kaq shumë fuqisë së dashurisë?Po, sigurisht.Ndërkohë dilni me bandën italiane “Adriatika”, pse?Kjo është kënga e katërt që realizoj me këtë grup, pasi dy këngë të para janë regjistruar. Në këtë bashkëpunim jam autor i muzikës dhe tekstit, ndërsa ata kanë punuar me orkestrimin. Ideja ishte për të respektuar më shumë bashkëpunimin tonë, që ka nisur me një sërë koncertesh në verë. Ishte një mundësi e mirë për të marrë pjesë në një aktivitet traditë siç është ky. Dhe kështu e shoh për çdo artist, një plus në karrierën e tyre. Si e sheh konkurrencën këtë vit, të duket e fortë?Po mendoj që ka këngë të mira, dhe këngëtarë të mirë.Pas largimit nga “Top Channel”, një pyetje do ishte se me çfarë jeni duke u marrë?Po i dedikohem muzikës sime, jam duke realizuar video, koncerte, kompozime për të tjerët.Kjo do të thotë që nuk bëhet fjalë për një rikthim në televizion?Jo, nuk kam ndërmend më t’i kthehem punës në television.Ky është viti i parë, që nuk je më drejtor artistik i “Top Fest”-it, ndërkohë je konkurrent. Si ndihesh?Janë dy gjëra krejt të ndryshme. Unë do thosha se kam filluar si konkurrent në festivalin e RTSH-së, festivali që më bëri të njohur në ’99-ën. Kam vlerësuar dhe Festivalin e RTSH-së dhe “Këngën Magjike”. Në “Top Fest” mendoj se realizova ide për ta ndryshuar muzikën, dhe mbase kam frymëzuar festivalet e tjera. Po natyrisht që ka pasur shumë të rinj të talentuar.Disa prej këtyre të rinjve që thua aktualisht i ke konkurrentë këtu, si ndihesh në të njëjtën garë me ta?Të them të drejtën unë nuk kam marrë pjesë në “Top Fest”, për shkak të pozicionit të drejtorit, që nuk e lejonte konkurrimin, por kam bashkëpunuar me shumë të rinj. është diçka e re, dhe më vjen mirë që pas kuintave do i ndaj bashkë emocionet me ta.Ndërkohë në prova pamë që u shoqëronte bashkëshortja. Jeni duke planifikuar një fëmijë?Kemi dëshirë, por ende jo. Kelly: Jam i dashuruar ndaj kënga ime mban titullin “Ajo”Ai vjen si kantatutor, ndërsa e pamë me Silva Gunbardhin në konkurrimin e “Kënga Magjike”. Muzikë e tekst i ka bërë vet, ndërsa pohon se nuk bëhet fjalë për ndonjë filozofi të madhe pasi çdokush e ka dikë që e do. Shpreson të fitojë, pasi këtë vit fitojnë dy nga kategoria e të rinjve. Katër vjet në skenë, por nuk është shkolluar për muzikë. Jashtë punës në këngë organizon karaoke me Junën e “Big Brother”. Për të është e rëndësishme të marrësh pjesë në këtë eveniment muzikor, ndërsa pohon se asnjëherë nuk është vonë për t’i hyrë muzikës.Endri, Gjergj Jorgaqi dhe Erti Hizmo me flokë ndrysheEdhe meshkujve këngëtarë u pëlqen të ndryshojnë stilin e flokëve. Ata që kanë ardhur me look të ndryshuar në festivalin e RTSH-së janë, pikërisht në flokë janë vënë re gjatë momente provash në Pallatin e Kongreseve. Një nga vëllezërit korçarë, Endri ka vendosur të shkurtojë flokët, Gjergj Jorgaqi që merr pjesë këtë edicion si kompozitor i kategorisë së të rinjve, përkundrazi i ka dhe ka ndryshuar ngjyrën nga të verdha, i ka bërë të zeza. Ndërsa Erti Hizmo, i cili konkurron në duet me Linda Halimin, i ka shkurtuar përgjithnjë, sa gati nuk njihej.Flaka Krelani - Pas zhgënjimit të parë, në festival vij vetëm për të fituarështë e preferuara e kompozitorit Edmond Zhulali dhe zhgënjimin që provoi para tre vitesh nga konkurrimi në RTSH, nuk mund ta harrojë. Aq shumë zhurmë u bë atëherë, sa u duk sikur ajo nuk do të ngjitej më kurrë në skenën e RTSH-së. Por, ja ku është është përsëri më ambicien për të fituar:Si lindi kënga juaj, ka ndonjë lidhje me histori personale?Kënga është kompozuar nga Edmond Zhulali, ndërsa teksti nga Jorgo Papingji. Teksti është shumë i bukur, por s’ka të bëjë me jetën personale. është një ritëm pak më i veçantë dhe më ndryshe nga herët e tjera. Kënga është e gjallë ritmike, e stilit të rrokut dhe sikurisht do pëlqehet.ç’ju bëri të riktheheni?Në fakt nuk kam menduar të marrë pjesë deri tani, pasi isha shumë e angazhuar, i isha zhytyr universitetit, ku studjoj për marketing. Ftesa erdhi papritur nga Zhulali dhe nuk mund ta pranoja pa e dëgjuar këngën. Kur e dëgjova, thashë, pse jo. Nuk dyshoj në aftësitë e Zhulalit, aq më tepër me dy arritjet e tij në Eurosong. Para dy vjetësh kur kënduat duet, dimë që pati shumë inat, shumë qefmbetje...Nuk gjeja asnjë arsye në gjithë atë që ndodhi. Ishim shumë afër fitores. Ishte gjithçka shumë e bukur për t’u përjetuar, aq më tepër që ishim dy vajza nga Kosova. Ajo që ndodhi shkaktoi zhgënjim, por këto gjëra të bëjnë të fortë, dhe kjo ka qenë arsyeja pse jam unë sot këtu.Kjo është arsyeja kryesore?Shpresa është e pandashme. Po nuk jam nga ato që them, kryesore është të marr pjesë, s’ka pse unë largohem nga ky motiv.ç’mund të na zbulosh nga jeta private?Unë para një muaji kam qenë në Itali, për të paraqitur muzikën, traditën. Merrnin pjesë 5 -6 shtete të Evropës. Më tej isha në Londër me koncerte, kishte një shumicë të madhe të shqiptarëve që nuk e kam pritur. Ke ndonjë lidhje dashurie.Jo nuk kam një lidhje.Mund të të ndodhë të heqësh dorë, apo të pëlqen gjithmonë të garosh.Them se është një gjë e bukur të provosh emocionin, më pëlqen të merrem me muzikën time. Festivali është diçka e bukur se këndon live dhe paraqet të gjitha aftësitë e tua.ç’mendon për këngët e tjera?Kënga e Bojken Lakos më pëlqen shumë.Si të duket konkurrimi me të?Që e vogël e kam pasur idhull Bojken Lakon. Kam pas edhe idhuj të tjerë, po ky ka qenë më i forti, pasi i përkas rrymës së tij. Kur mora vesh që do merrte pjesë, thashë sa qejf, do më sfidojë ai, dhe unë atë. Më ka përkrahur shumë dhe nuk e harroj kurrë. është njëriu më i thjeshtë dhe i ndihmon të rinjtë.Ti je natyrë e egër, apo e butë?Muzika rrock ka moment që më përshtatet shumë, dhe ka moment jo. Nuk jam shumë e egër dhe nuk jam shumë e butë. Me vëllain dhe motrën jemi rritur me hip-hop, R & B, kështu që më ndihmojnë shumë rreth këngëve dhe bashkëpunimit. Muzika rrock më bën të ndihem 100 për qind vetvetja.