Prokuroria nis hetimet për dhunën e ushtruar nga Florenc Hoxha
Prokuroria e Përgjithshme duket se ka nisur hetimet për drejtorin e Policisë Bashkiake në Tiranë, Florenc Hoxha, për dhunën e ushtruar ndaj dy inspektoreve të shkarkuara nga ana e Bashës, Anila Çobani dhe Etleva Duro.
Lajmi për nisjen e hetimeve nga ana e prokurorisë bëhet i ditur nga burime pranë kësaj të fundit.
Prokuroria aktualisht është duke verifikuar të dhënat për ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë, ku dy zonjat e shkarkuara u dhunuan fizikisht. Ato akuzojnë pikërisht Florenc Hoxhën për dhunën ndaj tyre.
Hoxha është akuzuar edhe për veprime arbitrare në kohën kur ka qenë shef i komisariatit nr.3 në Tiranë, sidomos gjatë demonstratës së 21 janarit.