Mbështetësit e Topit: Presidenti nga populli. PD: Të zgjidhet me shumicë të thjeshtë
Thelbi i propozimeve të mazhorancës për ndryshimet në Kushtetutë është neni 87 i saj, i cili përcakton mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Grupi propozues i këtyre ndryshimeve kushtetuese kërkon që Presidenti të zgjidhet me shumicë të thjeshtë, me qëllim që të shmangen krizat politike, të cilat krijohen sa herë vjen radha e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Por grupi tjetër në PD, i cili njihet si mbështetësit e Presidentit Topi, dikur nënkryetari i PD-së, është kundër kësaj mënyre zgjedhjeje. Sipas tyre është e papranueshme që kreu i shtetit të zgjidhet me shumicë të thjeshtë, kur janë një sërë ligjesh të rëndësishme dhe drejtues institucionesh që zgjidhen me shumicë të cilësuar. Propozimi i grupit mbështetës të Presidentit Topi është për zgjedhje të Presidentit me 3/5, ashtu siç është aktualisht në Kushtetutë, ose me vota nga populli. Kjo përçarje e grupit të PD-së është shfrytëzuar mjaft mirë nga partitë e vogla, të cilat kanë peshën e tyre në Kuvend, sepse deputetët e mbetur në grupin e PD-së, të cilët janë pro ndryshimeve në Kushtetutë, bashkë me deputetë e PS-së, pa mbështetësit e Topit, nuk kanë numrin e duhur prej 84 votash, për t‘i miratuar këto ndryshime kushtetuese. Kështu, të vegjlit, që janë të pakënaqur nga propozimi i PD-së dhe PS-së për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, sepse nuk janë dakord me sistemin proporcional rajonal, i cili i nxjerr jashtë loje të gjitha këto parti për shkak të pragut të lartë që krijon, kanë deklaruar qëndrimin kundër dy partive të mëdha, për ndryshimet në Kushtetutë dhe në kod. Ky qëndrim realisht nuk rrezikon reformën zgjedhore, pasi PD-ja dhe PS-ja së bashku e miratojnë atë, por rrezikon miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë. Ai i rrezikon këto ndryshime, sepse grupi i deputetëve të PD-së, të shprehur kundër zgjedhjes së Presidentit me shumicë të thjeshtë, nuk i japin votat në Kuvend.
Aktualisht në bazë të dy propozimeve të bëra në Komisionin e Ligjeve rezulton se grupi mbështetës i Topit ka të zyrtarizuar 34 firma pro zgjedhjes së Presidentit nga populli, ndërsa grupi tjetër ka 30 firma, të cilat kërkojnë që Presidenti të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Ndërsa PS-ja ka 35 deputetë, të cilët pranojnë të votojnë paketën ashtu siç është paraqitur nga Komisioni i Ligjeve. Në Komisionin e Ligjeve partitë e vogla të majta kanë deklaruar votën kundër këtyre ndryshimeve, duke akuzuar PS-së dhe PD-në për pazare midis tyre. Po kështu edhe partitë e vogla të djathta kanë deklaruar votat kundër PD-së dhe PS-së duke u bërë pjesë e grupit prej 34 deputetësh, të cilët njihen si mbështetës të Topit. Vetë Kryeministri Berisha, i vënë para një fakti të tillë, ku numrat në Kuvend nuk japin asnjë siguri, ka deklaruar se të dyja propozimet të paraqiten në sallën e Kuvendit dhe nëse paketa e propozimeve që vjen nga Komisioni i Ligjeve nuk merr 84 votat për miratim, atëherë do të pranohet propozimi i grupit tjetër të PD-së, me kusht nëse ata marrin 94 vota për miratimin e saj. Kjo deklaratë e Berishës, i cili më shumë se qëndrim është një kusht për deputetët "rebelë" brenda grupit, ka vënë në lëvizje Presidentin Topi dhe mbështetësit e tij, të cilët po negociojnë edhe me deputetë të tjerë të Kuvendit nga spektri i majtë për krijimin e 94 votave, për të miratuar propozimin e tyre që Presidenti të zgjidhet nga populli.