E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja hetimi zyrtar per Dajtin

I superkerkuari Dritan Dajti po hetohet vetem per masakren se Durresit, ku mbeten te vrare kater oficeret e policise, Fatos Xhani, Sajmir Duckollari, Kastriot Feska dhe Altin Dizdari. Njeri prej prokuroreve te ceshtjes Ardian Nezha, duke folur per "Koha Jone", sqaroi se Prokuroria e Krimeve te Renda nuk ka si objekt hetimi ndonje akuze per perfshirjen e Dajtit ne trafik droge apo gjobevenie. Nezha tha se Dajti po hetohet nga ana jone per ato akuza te bera tashme publike qe kane te bejne me ngjarjen e te premtes se 7 Gushtit. Keto akuza sipas tij jane "vrasje e kryer ne rrethana te tjera cilesuese", "falsifikim te dokumenteve shteterore", "mbajtje e padrejte dhe keqperdorim i uniformes apo simboleve te tjera zyrtare shteterore", "mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake". Nezha konfirmon se nga informacionet e prokurorise rezulton se operacioni i policise ndaj Dajtit nuk kishte te bente me perfshirjen e tij ne trafik droge, por me ate si nje person me precedente penale per vrasje dhe per arratisjen nga gjykata e Tiranes.

Prokurori i ceshtjes sqaroi se jane ne marre si objekt hetimi te gjithe numrat celulare te Dritan Dajtit si dhe tabulatet telefonike. "Jemi ne pritje nga kompanite celulare te zbardhjes se ketyre telefonatave dhe personave me te cilet Dajti ka komunikuar. Deri tani nuk kemi asnje emer konkret per bashkepunetoret e mundshem te Dajtit", u shpreh Nezha. "Gjithashtu po hetojme per bashkepunetorin e katert te Dajtit ne masakren e Durresit, por ende nuk eshte identifikuar emri i tij". Aktualisht ky person eshte ne kerkim, pasi rezulton te jete larguar menjehere pas ngjarjes.

Bashke me Dritan Dajtin, nen akuze eshte edhe bashkepunetori i tij Erges Xhaxhi, per te cilin gjykata vendosi masen e sigurise burg pa afat, Elvis Karoli, i cili hetohet ne arrest shtepie. Ndersa bashkepunetori me i ngushte i Dajtit, kunati i tij Ledio Mara mbeti i vrare gjate shkembit te zjarrit nga i superkerkuari me policine.

Ngjarja

Masakra e cila tronditi gjithe opinionin publik ndodhi ne 7 gusht ne pisten "Iliria" ne Durres. Forcat e operacioneve speciale ndodheshin ne ate zone pas marrjes se informacionit per vendndodhjen e te superkerkuarit Dritan Dajti. "Rreth ores 13.45 nga sherbimet e vendosura, eshte konstatuar se personi shume i kerkuar eshte afruar me nje makine te markes "Volkswagen" tip "Tuareg" me ngjyre te erret, me targa te huaja CR 535 FR. Kur makina kishte ndaluar 4 oficeret e operacioneve speciale te ngarkuar me kete detyre kane bere rrethimin e mjetit, per te mundesuar arrestimin tij. Gjate nderhyrjes, i shumekerkuari Dritan Dajti ka qelluar menjehere me arme ne drejtim te punonjesve te policise, duke i lene ata te vdekur ne vend. Nga shkembi i zjarrit u plagos rende i shumekerkuari Dritan Dajti, si dhe mbeti i vrare kunati i tij Ledion Mara.

Policia dorezon dosjen

Nje dosje voluminoze me prova dhe fakte te pakontestueshme, i eshte derguar prokuroreve te Krimeve te Renda nga ana e Policise se Shtetit. Dhjete dite nga ngjarja e rende e Durresit, ku u vrane kater punonjes policie, drejtuesit e larte te ketij dikasteri i konsiderojne si te perfunduara hetimet ndaj Dajtit duke i vene ne dispozicion organit te akuzes, nje dosje me 6000 faqe kunder Dritan Dajtit.

Nga burime zyrtare te Policise se Shtetit, mesojme se Dritan Dajti eshte autor i disa vrasjeve mafioze te ndodhura ne Tirane. Dajti drejtonte ne arrati, nje prej grupeve me te organizuara te trafikut te kokaines dhe prej kohesh kishte krijuar dhe grupe rivale ne biznes. Nje trafik qe e kishte detyruar njeriun e shpallur ne kerkim te udhetonte me emer te rreme drejt Spanjes dhe Gjermanise, i lire.

Prokuroret e Krimeve te Renda, pas ngjarjes se Durresit dhe arrestimit te Dajtit, kane mbledhur informacion mbi veprimtarite kriminale te Dajtit. Akuza ka mundur te siguroje zbardhjen e tabulateve telefonike dhe lidhjet e tij, por sistemi ne vend nuk ka mundur t'ju jape atyre zbardhjen e mesazheve qe Dajti shkembente me police apo me persona publike. Prokuroret i jane drejtuar kompanive celulare, per t'i siguruar kete sherbim qe kryhet vetem jashte vendit.

Dajti takon vellain

Personazhi kryesor i kronikes se ketyre diteve, Dritan Dajti, i ndodhur ne ambientet e spitalit te burgut te Tiranes per t'u kuruar, eshte vizituar dje nga vellai i tij, Sokol Dajti. Prokuroria e Krimeve te Renda ka bere te mundur realizimin e ketij takimi me ane te nje urdhri. Por vec rrobave i vellai, ka dashur te fuse edhe ushqime, te cilat nuk jane lejuar nga autoritetet e spitalit te burgut. Te njejtat burime pohojne se gjendja shendetesore e Dritan Dajtit eshte shume e mire, megjithese ai ka ende ne trup 2 plumba, nje ne kembe dhe tjetren ne shtyllen kurrizore. Por autoritetet e spitalit te burgut nuk konfirmojne diten se kur ai mund te lere ambientet e spitalit per t'u zhvendosur ne dhomat e paraburgimit 313 te Tiranes. Qe prej dates 7 gusht, dite kur ndodhi masakra ne Durres, i superkerkuari Dajti qendron i shtruar ne spitalin e burgut ne Tirane, per t'u trajtuar pas plumbave qe ai mori gjate shkembimit te zjarrit me policine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›